Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka njoftuar sot se nga data 1 tetor 2021, arsimi i lartë publik në vend do të jetë falas. Si për nivelin e parë të studeimeve bachelor dhe për ato master.
“Nga 1 tetori i këtij viti duke filluar nga vitit akademik 2021/22, arsimi I lartë do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në nivelet Bachelor dhe Master. Ndërsa për studentë të doktoratës do të ketë lehtësi të veçanta”, ka thënë Kurti.
Sipas Kurtit, nga ky vendim do të përfitojnë të gjitha kategoritë e shoqërisë.
“Ne besojmë se në këtë forme nxisim interesimin për studime të lartë, duke përmirësuar nivelin arsimor të popullsisë dhe duke kontribuar në zhvillimin e kapitalit njerëzor që është parakusht për zhvillimin ekonomik”, shtoi kryeministri i Kosovës.