Ishte 19 tetor 2020 kur 19-vjeçarja shqiptare Artemis Vasili u largua nga shtëpia për të mos u kthyer më. Artemis ishte larguar nga shtëpia për një intervistë pune, por që nga ajo kohë, gjurmët e saj janë zhdukur dhe telefoni i saj celular është i fikur. Ndërkohë, ditën e sotme mediat greke kanë publikuar disa detaje të reja në lidhje me zhdukjen e 19-vjeçares shqiptare në Greqi.
Një dëshmitar pa Artemis duke u larguar nga një zonë të caktuar në momentin që po bëhej një kontroll në praninë e një prokurori.
Më konkretisht, dëshmitari ka thënë se:
Policia e Omonia e di shumë mirë se ku është Artemis. Ka disa oficerë policie që paralajmërojnë se kur është koha për tu larguar. Ditën që shkoi prokurori, ata u larguan nga dera e pasme.
Ata u zhdukën dhe e morën Artemis nga atje.
Vlen të thuhet se policia ka shkuar sërish për kërkime në atë zonë që përshkroi dëshmitari, por fatkeqësisht pa asnjë rezultat.
Burimi: www.protothema.gr
Discussion about this post