Historiania Elena Kocaqi foli mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Shqip’ edhe për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri, ku ajo dha edhe kandidaturën e saj.
Kocaqi e quajti procesin antidemokratik dhe tha se populli nuk u përfill në preferencat e tij. Ajo tha se opozita gaboi rëndë që u tërhoq pa propozuar asnjë emër.
“Procesi ishte antidemokratik, vendimarrja u bë me ddyer të mbyllura pa marrë parasysh se çfarë donte populli, pa marrë parasysh asnjë opsion të opozitës. Opozita duhet të kishte dhënë një emër, le të mos e firmosnin. Ky ishte gabimi i opozitës. Mund të kishte nxjerrë disa figura të fuqishme publike që i do edhe populli. Këta nuk e kuptojnë se po deshi populli, do Zoti! Ne nuk kemi shtet të popullit, ne kemi shtet të politikanëve”, u shpreh Kocaqi.
Gjithashtu Kocaqi tha se ky procesd dogji të ardhmen e Shqipërisë në BE sepse një nga tiparet kryesore që kërkohej aty ishte demokracia që ne treguam se nuk e kemi.
“Ky ishte një proces tipik komunist, më ktheu dhjetëra vite pas në kohë. Një proces që dogji të ardhmen e Shqipërisë në 20 vitet e ardhshme dhe i vuri kryqin totaliasht anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Është proces pesimist sepse nuk kemi demokraci. Nuk të pranon njeri në BE kur s’ke demokraci.”, u shpreh Kocaqi.