Kryeministri Edi Rama duket se është angazhuar personalisht për kalimin e ish-ministrit Nasip Naço nga LSI te PS.
Në këtë video të siguruar nga “Panorama.al” shfaqet kreu i qeverisë i shoqëruar nga Lefter Koka dhe Damian Gjiknuri teksa i “shtrin dorën” ish-ministrit të Drejtësisë.
Rama shfaqet i relaksuar duke konsumuar verë në një restorant teksa i thotë Naços që ta ftojë kur të ketë kohë që të konsumojnë bashkë raki Skrapari.
Edi Rama: Po ku je mo Nasip, ku je mo burrë, kaq partiak je, sa nuk vjen as të pish një gotë verë? Se ti je dhe qytetar… pi njeriu një gotë verë… apo ke hall se të shpallin armik. Ti s’je shpallur akoma po në listë je për t’u shpallur për armik… shihe pak këtë shihe (tregon me telefon Damian Gjiknurin që qesh).
Hë mo fol ti…
Lefter Koka: Ky është pak kështu, nuk ka kurajo…
Edi Rama: Jo mo kurajo ka ky, por ka atë burrninë që do ta vrasin njëherë në mexhelis. O Nasip…
Lefter Koka: E ka vrarë Lona, i kanë thënë të vënë Elona Gurin para këtij…
Edi Rama: O Nasip, raki Skrapari vëlla, na fto ndonjë ditë, të jesh mirë, të përshëndesim vëlla.
Discussion about this post