I ftuar në emisionin “Open” mbrëmjen e sotme, kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka deklaruar se politika në Shqipëri ka dështuar në luftën anti-korrupsion. Ai është shprehur se e majta dhe e djathta janë njësoj në ‘luftën’ anti-korrupsion, ndërsa fajin ia ka hedhur policisë. Në studio u fol për ‘mallin’ dhe zhdukjen e tre të rinjve në Malësi të Madhe. Sipas Ndreut gjithçka ka ndodhur për vjedhjen e 5 kg ‘mall’, ndërsa gazetari Basir Çollaku e ka kundërshtuar duke i thënë tha se në fakt bëhet fjalë për 100 kg. Ai e akuzoi kryebashkiakun e Lezhës se “po fsheh të vërtetën”, ndërsa tha se ka të dhëna që flasin për 100 kilogramë .
Në lidhje me luftën kundër krimit Pjerin Ndreu tha:
Në luftën anti-krím, e majta dhe e djatha janë njësoj. Nuk kanë rezultate. Më vjen shumë keq për partinë ku jam. Faji i faturohet vetëm Policisë.
Discussion about this post