Andi dhe Tea janë çifti i parë në edicionin e dytë në Përputhen.
Çifti bëri të ditur vendimin për t’u larguar nga emisioni dhe për të vazhduar përvojën e tyre jashtë trysnisë së kamerave.
Pas një bisede të shkurtër në studio dhe një vallëzimi klasik ata qerasën të pranishmit me llokume dhe u larguan.
Në Përputhen u shfaqen momentet më të bukura të çiftit përgjatë 5 muajve si dhe kritikët e tyre.
“Jam me shumë fat që u përputha me ty se të mendoj vajzën e duhur për mua. Mendoj se është momenti që ta vazhdojmë njohjen tonë jashtë, nëse më vjen të të puth të puthemi lirisht, pa u intimiduar,” tha Andi.
“Kemi dalë në vendimin që të largohemi nga Përputhen,” tha Andi.
Mirëpo ditën e djeshme është rifutur në skenë ish-konkurrenti Bearti, pas disa fotove të publikuara nga Shqipja.
Kaq mjaftoi dhe Bearti ka publikuar një video të Andit si për tu kundërvënë.
Përbri kësaj nga qëndrimi i Andit ai shkruan:
Para kamerës si burrë, jashtë kamerës si vajzë(duke e shoqeruar me emoji).
E pra lufta sapo është hapur!
Discussion about this post