Gjenden trupat e pajetë të Vilson Çutaj dhe Klement Pepajt. Sipas njoftimeve paraprak dy trupat e pajetë janë gjetur në zonën malore të Vrithit të Malësisë së Madhe.
Prej disa ditësh, tre kushërinj në Malësinë e Madhe rezultuan të zhdukur. Danjel Pepaj është rrahur shumë keq nga shtetasit Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj në fshatin Bajzë, për shkak të vjedhjes së disa parcelave me drogë. Fillimisht Danjeli ka mohuar se është ai autori i vjedhjes së parcelave me kanabis, por pas torturave është detyruar që të thotë po.
Pas rrahjes brutale. Danjel Pepaj (i armatosur) bashkë me dy të rinjtë tjerë janë nisur drejt Vrithit. Në momentet që kanë qenë duke ngjitur një mal, dyshohet se Danjeli i ka qëlluar të dy personat. Ata ishin zhdukur që nga data 3 tetor.
Discussion about this post