Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja makabre e çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho në Itali. Në intervistën e realizuar nga emisioni “Pa Gjurmë” njëra nga vajzat e çiftit Pasho pohoi se personi i fundit që takoi prindërit ishte ish-e dashura e vëllait të vetëm Taulantit, Elona, por kjo e fundit e kundërshton këtë gjë. Në një komunikim nga emisioni “Pa Gjurmë” me Elona Kaleshin përmes Messenger-it, përgjigjja e saj ishte se nuk fliste me gazetarë për një çështje kaq delikate, përveçse me avokatin e saj, ndërsa shtoi se motrat e Taulantit mund të thonë çfarë të duan.
Në llogarinë e saj të facebook-ut nga fotot që ka postuar, duket se edhe ajo sikundër ish i dashuri i saj Taulanti, ka një preferencë të madhe për qentë. Ndërkohë, policia vendase deklaron se është pothuajse e pamundur për ta rindërtuar ngjarjen pa e përfshirë edhe atë. Elona në atë kohë jetonte me Taulantin dhe në atë apartament, ajo do të kishte pritur prindërit e tij për drekë, por nuk u paraqitën asnjëherë.
Çifti shqiptar ka tre fëmijë Dorinën, Viktorian dhe Taulantin. Ky i fundit, u arrestua në moshën 28-vjeçare dhe u burgos në burgun Solliciano, në zonën ku dhe u gjetën 4 valixhet me trupat e masakruar të prindërve të tij. Sipas mjekëve, trupat e tyre qëndruan në valixhe ndoshta edhe me vite. Tashmë, pas publikimit të të dhënave të fundit, hetuesit kanë konstatuar se Taulanti është në Zvicër, ku u arrestua përsëri. Në videon që ilustrohet në vijim në minutën e 6, shfaqen bisedat me ish të dashurën e Taulantit.
Discussion about this post