Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha në Tiranë nga një efektiv policie.
Fax raporton se përmes burimeve nga grupi hetimor është zbuluar se i riu nuk ka qenë i armatosur kur është qëlluar.
Kjo vërtetohet, pasi nuk ka shenja gjaku nga vendi ku është vrarë i riu dhe vendit ku policia pretendon se ka gjetur armë. Ende nuk është konfirmuar nëse arma është e të riut apo është gjetur rastësisht.
Gjithashtu bëhet me dije se pasi është qëlluar, Klodiani nuk ka bërë asnjë hap, por ka ndërruar jetë në vend. Sipas raportimeve të para për fax ai është qëlluar nga mbrapa.
Discussion about this post