Gazetari Artan Hoxha ka reaguar lidhur me vrasjen e Bardhok Pllanajt, mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Hoxha shkruan se vrasjet e njëpasnjëshme në Shkodër, i kanë dhënë të drejtë shprehjes së “Shkodra nuk ka njisha…”.
Sipas Hoxhës edhe pas vrasjes së “të fortit” të radhës, Shkodra sërish nuk do të ketë njisha.
“Me 1 dhjetor 2020, media shkroi, se u vra “i forti” i Shkodres.
Sot ne mbremje, serish media shkroi, se u vra “kumbari” i Shkodres…
Sa here duhet ta shkruaj?!
Kolege, korrigjoni titullin, historia i ka dhene te drejte, batutes:
Shkodra, nuk ka njisha….
Edhe pas vrasjes se radhes, e njejta gje do te shkruhet…
Por serish, Shkodra, nuk do te kete njisha…”
Discussion about this post