Duke marrë shkas nga ngjarja e fundit ku mbeti i vrarë biznesmeni në Shëngjin, Ardian Nikulaj pasi dyshohet për një histori gjakmarrje që i ka fillesat e saj në vitet ’97, avokat Spartak Ngjela tha në Euronews Albania se që shteti të jetë i drejtë duhet të merret parasysh edhe hakmarrja e individit edhe interesi i shteti për parandalimin e krimit.
Ai shtoi se hakmarrja si fenomen ndodh në momentin kur nuk ka shtet, pasi sipas avokatit nëse vrasësi i parë do ndalohej dhe dënohej, atëherë njerëzit nuk do kishin përse kërkonin të merrnin hak.
“Aktualisht hakmarrja është edhe për një gjethe peme, për një gardh. Hakmarrja ka ndodhur sepse nuk ka shtet. E drejta penale angleze për masën e dënimit për vrasjen thoshte, duhet të kemi parasysh dy gjëra.
Shteti ka në interesin e vetë goditjen penale për ruajtjen dhe mos lejimin e krimit në të ardhmen, kurse individi ka hakmarrjen. Ndaj për masën e dënimit duhet të merren të dyja parasysh. Një shtet i fort e ndalon.
Hakmarrja vjen me vrasje, po s’u dënua vrasja e parë vazhdojë të tjerat. Nëse vrasësi i parë do ishte dënuar, hakmarrja do ndalonte”,-tha avokati Spartak Ngjela.