Analisti Baton Haxhiu e ka konsiderua patetike reagimet pas vrasjes së djalit 8-vjeçar në Fier. Sipas tij reagimet duhet të ishin për një shoqëri më të ndërgjegjësuar dhe jo të lëshoheshin thirrje për kthimin e dënimit me vdekje.
“Reagimet ishin patetike në një masë. Shoqëria civile ishte mbi atë që i takon. Kthimi i dënimit me vdekje. Mjafton të lexosh konventën evropian dhe kaq mjafton për të mos guxuar që të flasësh fjalë të tilla. Nuk është frika ajo që njerëzit i shtyjnë të mos vrasin por është ndërgjegjja”, tha ai.
Sipas Haxhiut “shoqëria është e ndarë kudo në ë mirë dhe të keqe, por diferencën e bën funksionimi i shtetit” dhe shtoi se në Shqipëri “të fortët dhe të pandërgjegjshmit janë ndërgjegjja”.
“Duhet kohë që pa ndëshkueshmëria të shërohet. Nuk mendoj që patetizmi na duhet të shprehet në publik dhe nuk e shëron shoqërinë”, shtoi analisti për Euronews Albania.
Ndërsa Andi Bushati foli për shtirjen e politikanëve duke iu referuar rastit të kryeministrit, Edi Rama që njoftoi konferencë të jashtëzakonshme në Rinas në një kohë kur nuk kishte asnjë thelb apo qëndrim.
Bushati e konsideroi deklaratën e Ramës para nisjes së vizitës në Itali si “qurravitje dhe teatër” duke shtuar se “një shtet serioz bën ca gjëra të tjera” kur ndodhin ngjarje të tilla të rënda.
“Në vend të preokupohet për të ngritur lista patronazhisës duhet të ngrinte lista të pedofilëve dhe të sëmurëve mendorë që mund të jenë rrezik”, tha Bushati.