Nga Xhabir Tabaku
Vorfnija
Vorfnija asht frym’ e marrun
fyt i varun
zorrë e thame
shtatpalame.
Sy i friguem
trup i lënduem
krisma barqesh t’unta.
Fëmijë kërthi ( që thith të thatat gji të nanës)
babë i dejun
nanë e bitisun
sherr i hapun
pushkë e krisun.
Plak i harruem
vorfnija veç s’asht piskamë
asht heshtje e gjamë
lugë bosh
në duer prindërish të braktisun
Asht plak gërmuq me dorë të shtrime
si pllaka vorrit e ngrime.
Gri- Xhabir Tabaku