Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar përmes një postimi në rrjetet sociale se mbrëmjen e djeshme ka qenë në Përmet ku ka shijuar edhe sazet e kësaj zone.






Hoxha nuk lë pa ‘thumbuar’ edhe ata që këtë zonë e quajnë ende si Vorio-Epir.
Postimi i plotë:
Sipas ketyre koloqithjeve(kungujve) ultraekstremiste greke, ketu duhet te jemi ne Vorio-Epir dhe duhet te kendohen kenge greke.
Ne fakt kufiri grek nga ketu, eshte vetem gjysem ore larg.
A i keni degjuar ndonjehere sazet e Permetit te kendojne “Xhamadani vija vija”?
Ja tek i keni, buze Vjoses ne Badlonje, duke ngritur peshe shqiptare te ardhur nga pothuaj gjithe viset e shqiptarise…
Te lumte goja Alban Zeqiri …
Ketu nuk jemi ne Vorio-Epir,
jemi ne Permetin e Avdylit, Naimit e Sami Frasherit…











