Në ditën e pestë pas hyrjes së forcave ruse në Ukrainë, delegacionet nga të dy vendet kanë nisur bisedimet që synojnë t’i japin fund luftës.
Zyra e presidentit ukrainas thotë se dëshiron një armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse.
Ndërkohë, Moska dëshiron të arrijë një marrëveshje që ishte në interes të të dyja palëve, sipas negociatorit rus, Vladimir Medinsky.
Përpara fillimit të takimit, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u bëri thirrje trupave ruse që të linin armët dhe bëri thirrje që BE t’i japë Ukrainës anëtarësimin në bllok.
Ndërkohë delegacioni përfshin disa zyrtarë të rangut të lartë, por jo vetë presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Russia- Ukraine talks finally commence as delegations take theirs seats at the table in Belarus: RIA pic.twitter.com/xmU1MeVt5v
— munware alam nirjhor (@munwarenj) February 28, 2022
Bisedimet Moskë-Kiev në Bjellorusi, ja kush janë të dërguarit
Delegacioni ukrainas ka mbërritur në Bjellorusi për të zhvilluar bisedime me Rusinë. Delegacioni ukrainas mbërriti në kufi me helikopter. Në të marrin pjesë ministri i Mbrojtjes Reznikov, zëvendësministri i Jashtëm Totsicki, këshilltari i Zelenskit Pantoliak, deputetët Arakamia dhe Umerov dhe përfaqësuesi i Grupit Trepalësh të Kontaktit, Kostin. Me Ukrainën që mbrohet heroikisht, Perëndimi ka lëvizur në mënyrë dinamike ditët e fundit, duke përshkallëzuar mbytjen ekonomike dhe izolimin ndërkombëtar të Moskës, ndërsa ka ndihmuar ndjeshëm presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky me ndihmë ushtarake për të organizuar mbrojtjen e vendit të tij.
Në një lëvizje vendimtare mbrëmë në përgjigje të kërcënimit të mëparshëm bërthamor të Putinit, Bashkimi Evropian po mbyll hapësirën e tij ajrore për avionët rusë. Bisedimet ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase do të zhvillohen në kufirin ukrainas- bjellorusi pranë lumit Pripyat, pas një ultimatumi të dërguar nga Moska në Kiev të dielën pasdite. Kjo është përpjekja e parë për të arritur një marrëveshje mes dy palëve, por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk u shfaq optimist për rezultatin e këtyre kontakteve, por tha se delegacionet do të takohen “pa kushte”.
⚡️⚡️ Ukrainian delegation in choppers arrive in Belarus to hold talks with Russia — RIA pic.twitter.com/RIutGeDQ2T
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) February 28, 2022