Në stadiumin “Air Albania” ka nisur futja e delegatëve të Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha.
Prej orës 09:00 të mëngjesit po vijon skanimi i mandatit të cdo delegati që ka firmosur dhe që po paraqitet për të hyrë në stadium.
Më pas do të ketë një komision që do të verifikojë cdo mandat.
Artikull i sponsorizuar
Delegatët do të vendosen në një pjesë të veçantë të stadiumit, ndryshe nga pjesa tjetër e militantëve. Berisha ka njoftuar më parë se sot do të shkarkohet Lulzim Basha.