AK Report
Thursday, May 19, 2022
No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Biznes
  • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Evropa
  • Privacy Policy
  • Bota
Marketing
AK Report
  • Aktualitet
  • Biznes
  • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Evropa
  • Privacy Policy
  • Bota
No Result
View All Result
AK Report
Home Social Post
Marrëveshja për Portin e Durrësit, Rama: Do të jetë edhe për zbarkimin e mallrave të Kosovës

VIDEO-“Do të shkruaja një libër për naftëtarët”/ Rama: Ja ku qëndron problemi dhe çfarë po bën qeveria. Greva nuk është…

06/10/2020
in Social Post

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria është e angazhuar për të zgjidhur çështjen e naftëtarëve. Në komunikimin me gazetarët, kreu i qeverisë bëri të ditur se problemi i rafinerisë është tek privatizimi, që sipas tij është bërë në mënyrë kriminale.

Për kalvarin e çështjes së naftëtarëve, Rama tha: “Do shkruaja një libër më vetë se çfarë kam bërë në gjithë këto vite që ajo ndërmarrje mund të vazhdojë normalisht”

“Ai është një kompani private e privatizuar në mënyre kriminale dhe jam pasojat e një procesi privatizimi kriminal. Unë jam përfshirë për të lehtësuar dhe ndihmuar ata njerëz që janë aty, duke bërë lloj lloj akrobacish. Do shkruaja një libër më vetë se çfarë kam bërë në gjithë këto vite që ajo ndërmarrje mund të vazhdojë normalisht.

Pak jave më parë shkova enkas për të takuar presidentin e Azerbajxhanit për këtë çështje.

Sot do të marr informacion se çfarë të reja ka për këtë çështje. Kështu që në këtë pikë, çfarë kemi ndihmuar, sa kemi mundur. Por për të na fajësuar që ne jemi përgjegjës për këtë është e tepërt.

Privatizimi ishte kriminal dhe në atë ndërmarrje nuk u bënë investime seriozë për ta ripërtëritur. Ajo rafineri është keq shfrytëzuar. Unë jam i shqetësuar, por e rëndësishme është të bëjmë diçka, jo të themi. Më vjen keq për njerëzit atje. Jam i informuar, por nuk besoj se ka nevojë për grevë urie. Ne i kemi dëgjuar, kemi bërë kontakte. Jemi munduar të sistemojmë procesin, por problemi i asaj rafinerie është në thelb. Thelbi është i madh”,tha kryeministri Rama.

 

Next Post
Nisma ‘Thurje’ largon Rudina Hajdarin, Pano Soko: Nuk do të kthehemi në parti politike

Nisma ‘Thurje’ largon Rudina Hajdarin, Pano Soko: Nuk do të kthehemi në parti politike

Discussion about this post

Të rekomanduara

No Content Available

Tematikat

agjensi marketingu AK DIGITAL AGENCY Big market biznes Cako ecommerce marketing social media marketing UET UETI universiteti europian webdesign webdevelopment Website
  • About
  • Advertise
  • Careers
  • Contact

© 2021 AK Report Portal i pavarur i lajmeve, analizës dhe komenteve i krijuar me vet-iniciativë.

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Biznes
  • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Evropa
  • Privacy Policy
  • Bota

© 2021 AK Report Portal i pavarur i lajmeve, analizës dhe komenteve i krijuar me vet-iniciativë.