Ish deputeti i PD-së, Klevis Balliu kërkon hetim për shpërthimin me tritol në banesën e kreut të FSHF-së, Armand Dukës.
Në një postim në facebook Balliu kujton se një kërcënim i tillë ndodhi dhe 10 vite më parë Arian Çanit në shtëpinë e prindërve, ju vendos tritol në banesë.
“Personaliteteve publike vetëm një njeri me k..e çeliku mund të guxojë ti kërcënojë.
Armando Dukës njëlloj si 10 vite më parë edhe Arian Çanit në shtëpinë e prindërve, ju vendos tritol në banesë.
Të dyve këtyre personaliteteve ju është vënë tritoli menjëherë pas konflikteve me Erion Veliajt.
A është kjo rastësi???
A është Veliaj një tritolvënës serial???
Kjo duhet të hetohet me urgjencë” shkruan Balliu.