Një lajm i tmerrshëm ka mbërritur këtë pasdite për median dhe miqtë e montazhierit të Tv Klan, Julian Buzo.
Ai ka humbur jetën pas një beteje të gjatë me Covid-19. Lajmi është bërë i ditur nga kolegët e tij.
Julian Buzo kishte disa vite që punonte si montazhier në Tv Klan.
Ai ishte bashkëshorti i gazetares së emisionit “Stop”, Odeta Gjevori. Ndërkohë që kishin vetëm pak kohë që ishin bërë prindër të një vajze.
Situata e pandemisë është rënduar ndjeshëm në vend, me rritje të konsiderueshme të fataliteteve dhe infektimeve.
Vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 12 qytetarë dhe janë infektuar 1152 të tjerë, ndërkohë që 17 pacientë janë aktualisht të intubuar.
Discussion about this post