Komisioni i Venecias ka dërguar draftin paraprak mbi opinionin për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor të miratuara më 5 tetor.
Venecia thekson se nuk duhet bërë asnjë ndryshim para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Në opinion theksohet se palët duhet të shkojnë në zgjedhjet e 25 prillit me legjislacioni aktual dhe se çdo ndrysim tjetër nga palët rekomandohet të bëhet pas zgjedhjeve.
‘Komisioni i Venecias dhe ODIHR bëjnë rekomandimet kryesore vijuese që duhen ndjekur para zgjedhjeve parlamentare të Prillit 2021:
A. Të gjitha autoritetet të hyjnë në një dialog konstruktiv dhe të bëjnë çmos për të zbatuar ligjin zgjedhor në kohë; ato duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe në një mënyrë transparente, për të sqaruar ndikimin e ndryshimeve, dhe administratës zgjedhore duhet t’i sigurohen mjetet e mjaftueshme për t’i zbatuar ato;
B. Të shmanget çdo ndryshim i mëtejshëm i legjislacionit zgjedhor përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare; në veçanti, caktimi i kufijve të zonave elektorale nuk duhet të ndryshohet;
C. Liderët e partive politike të përmbahen nga të qenit kandidatë në disa zona elektorale;
D. Të sqarohet ndikimi i ndryshimeve në lidhje me koalicionet lidhur me nenin 96 të Kushtetutës për emërimin e Kryeministrit’, thuhet në opinionin paraprak.
Discussion about this post