Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka bërë publik aktin e plotë të gjykimit në lidhje me votimin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti.
Sipas vendimit njoftohet zyrtarisht se Albin Kurti nuk mund të garojë në zgjedhje, për shkak se ai ka qenë i dënuar më parë për dy vepra penale.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese:
Në bazë të nenit 71.1 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tri (3) vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitojë mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Sjellim në kujtesë se Gjykata Themelore në Prishtinë, në janar vitit 2018 e ka shpallur fajtor Albin Kurtin për dy veprat penale: “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”. Kurti u dënua me një vit e 3 muaj burg për veprën e parë dhe me 6 muaj për veprën e dytë penale.
Discussion about this post