Advertisement
  • KREU
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • HISTORI
  • SPORT
  • SHOWBIZ
Saturday, April 10, 2021
  • KREU
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • HISTORI
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Vdis pa të të dua! Duhet të ikje o mik, që ne ta kuptojmë se kush na la

Vdis pa të të dua! Duhet të ikje o mik, që ne ta kuptojmë se kush na la

akreport by akreport
02/01/2021

Share on FacebookShare on Twitter

I shtrenjti Koço… Ti na ike në prag të një Vitit të Ri… Lajmi na hidhëroi, na nxiu, na ngrysi. Ky ishte vetëm reagimi i parë, se më pas ne, me të kujtuar çaste të bukur nga jeta me ty, nisëm të qeshnim përsëri… Po, po, të qeshnim!.. Mbase kështu duhen përcjellë artistët e vërtetë të humorit, ata, që si ti, lindin njëherë në 200 vjet dhe lenë aq kujtime, sa nuk harrohen kurrë dhe sillen ndërmend në biseda dyshe dhe në grupe, me fytyrat e çelura nga drita që lenë pas.

Ndryshe prej të tjerëve, artistëve vdekja u merr më pak jetë. Ose, më saktë, tek ata vdes vetëm një pjesë e tyre, ajo pjesa më e dobët, më e stërmunduara, më e dëmtuara: fiziku, shtati….

Ja, ti je nga ata të paktët, nga ata të rrallët, që vajtohen me gaz në buzë. Ashtu të vajtuam. Sa zili ta kemi ikjen!

Kur mund t’i bëhet njeriut zemra mal kur i ikën një mik i shtrenjtë?! Duket si prapësi, por ja që ndodhi me ty! Ngaqë…. Gazetat, kanalet televizive, të parët e vendit, të gjithë të kishin në gojë. Ishte një ikje e bujshme e jotja, Koço. U krijua një det i gjerë, një oqean me shfaqje dashurie. Ndodhi ajo që thotë populli ynë: vdis pa të të dua! Dukej si festë e çuditshme.. Ne pamë mrekullinë.

Gjynah, që njeriu nuk e gëzon ikjen e tij! Dhe ky oqean dashurie nuk ishte i shtirur, apo i organizuar. Ndofta ngaqë u kujtuam, u kujtuam se çfarë po humbnim.

Vdis pa të të dua! Rrimë, rrimë dhe shohim ato video-kujtime që na ke lënë. Shohim telefilmin tënd “Milioneri” me atë hallexhiun që po i bëhen 30 vjet që kërkon dhe nuk po i rikthehen pronat që ka patur. Sa bukur tingëllon graviteti i temës, loja jote e gjallë!… Lënia e atij hallexhiut në përdorim të demagogëve… Asnjëri nga ne, artistët që lëvruam satirën, deri më sot nuk ka arritur një shpërthim të tillë satirik mbi mashtrimin historik të ndryshimeve.

O Koço Devole!… Cila qe ajo hyjni që të mëkoi me ndjeshmërinë e lartë që ti t’i jepje artit tënd këtë forcë?! Cila hyjni të mëkoi me mësimin që arti duhet të ketë përmbajtje të tilla shoqërore dhe kurrë shërbim për nevojat banale të të qeshurës? Kush ta mëkoi trimërinë të zbulosh parreshtur dhe pa drojë, anët qesharake të regjimeve, të pushteteve, të kameleonizmit të politikanëve? Në artin tënd nuk mungon asnjë nga kryekrerët e vendit të shqipeve, qëkur nisi jeta mbi atë copë tokë të dashur.

Sa bukur tallesh ti me mitet e historisë, me datat e ngjarjeve… Mjafton të kërkosh në youtube me atë ushtarin nazist, ku Ballisti e do që të dalë nga Shqipëria e çliruar më 28 nëntor dhe Partizani e kërcënon ta vrasë po nuk doli nga kufiri më 29!

Koço i shtrenjtë!… Të paktë ishit ju që i patët kthyer studiot e këtij televizioni në punishte të bukura! Ti ishe njëri nga ata që punoi më shumë se të tjerët, për të flakur tej shtirjet propagandistike, direktivat nga lart. Kurrë nuk u panë moderatorë, prezentatorë, që të administronin, si ti, gazin dhe brohorimat, në stadiumet dhe pallatet e sportit me katër a pesë mijë vetë, që vinin për ty dhe për të ftuarit artistë, shoqet dhe shokët e tu!

E këto ti, Koço i arrite, se e jetove jetën me nder dhe varfëri, me profesionalizëm dhe etje për kërkime!…

Vetëm para 3-4 vjetësh ty të dekoruan me një titull… Veç, ama, njëzet vjet më parë ne, ca artistë, që nga Amerika u bëmë tok dhe dërguam aty propozimin për këtë farë dekorimi. Nuk na e dëgjuan… Na thanë se këtë dekorim duhet ta propozonte një institucion… E cili mund të ishte ky institucion, më i lartë se ai grup shqiptarësh të mërguar me emrat Piro Mani, Sulejman Pitarka, Zoica Haxho, Kristaq Dhamo, Zhaneta Petushi, Astrit Çerma, Zef Mosi, Spiro Duni, Ferit Hoxha, Ekrem Kryeziu…?!

Vdis pa të të dua!… Duhet të ikje, o mik, që ne ta kuptojmë se kush na la… Që ne nuk e kemi më mes nesh, këtë artist të kompletuar… Ja, tek filmi “Milioneri” që përmenda më lart ku teknika e skenarit, ritmi, regjia, loja e përkryer aktoriale, dëshmojnë se ti, Koço Devole, je, – jo ishe… Je, Je! – Ti je i të njëjtës racë, je anëtar i familjes së madhe të Çaplinëve dhe Beninjëve, që në një film dinjitoz bëjnë dhe shkrimin, dhe regjinë, dhe rolin qendror, dhe dekorin, dhe muzikën… Dhe afishën e filmit!…

Shpirti yt, o Koço Devole, u bëftë dritë për artistët e rinj që do të lindin mbi atë truall të dashur!

ShareTweetShare

TË NGJASHME

Përfundon seanca, Gjykata e Tiranës cakton masën për tre kontrollorët e AlbControl

Përfundon seanca, Gjykata e Tiranës cakton masën për tre kontrollorët e AlbControl

10/04/2021

Ka përfunduar seanca për tre kontrollorët e AlbControl, Flora Ndrecaj, Armando Fezga dhe Muhin Mezini, të cilët akuzohen për shpërdorim...

‘Shifrat u ulën si me “magji”- Tritan Shehu ngre dyshime: Të dhënat e Covid po i lëvizin rrezikshëm

‘Shifrat u ulën si me “magji”- Tritan Shehu ngre dyshime: Të dhënat e Covid po i lëvizin rrezikshëm

10/04/2021

Kandidati i Partisë Demokratike për deputet, Tritan Shehu ka hedhur dyshimet e tij mbi vërtetësinë e shifrave zyrtare të raportuara...

“U puthëm për herë të parë dhe ishte përjetë”, Eni Çobani: Si u njoha me bashkëshortin

“U puthëm për herë të parë dhe ishte përjetë”, Eni Çobani: Si u njoha me bashkëshortin

10/04/2021

Nuk ndodh shpesh që Eni Çobani të ndajë me publikun, përveç profesionit, edhe sekrete e momente të tjera të jetës...

Next Post
Enton Abilekaj: Kemi mbetur në dorë të pazareve të një njeriu që e konsideron veten lypësin më të mirë në vend…

Enton Abilekaj: Kemi mbetur në dorë të pazareve të një njeriu që e konsideron veten lypësin më të mirë në vend...

Discussion about this post

Editorial

Soko: Kemi paguar 1500 euro për çdo shqiptar të larguar, këtu ka vdekur shpresa

Soko: Kemi paguar 1500 euro për çdo shqiptar të larguar, këtu ka vdekur shpresa

09/04/2021

Rrëfimi i kontrollores së Rinasit/ Si u ulën rrogat mes tenderave të luksit në Albcontrol

Rrëfimi i kontrollores së Rinasit/ Si u ulën rrogat mes tenderave të luksit në Albcontrol

08/04/2021

Akuzat e Ramës për ‘grusht shteti’/ Bushati: Lidheni se u çmend

Akuzat e Ramës për ‘grusht shteti’/ Bushati: Lidheni se u çmend

08/04/2021

‘Faji e ka Saliu’, Berisha i përgjigjet Ramës: Kreu i Meduzës dhe ndrikull Gryksia kërkojnë të mbulojnë vjedhjet me financat e AlbControllit

‘Faji e ka Saliu’, Berisha i përgjigjet Ramës: Kreu i Meduzës dhe ndrikull Gryksia kërkojnë të mbulojnë vjedhjet me financat e AlbControllit

07/04/2021

“Synon të intimidojë zgjedhësit ditën e votimit” Kandidatja e PD padit në KQZ Ogerta Manastirliun

“Synon të intimidojë zgjedhësit ditën e votimit” Kandidatja e PD padit në KQZ Ogerta Manastirliun

07/04/2021

Këndvështrime

Ngjela zbulon “komplotin”: Aeroportin e bllokuan rusët me kaqolët, kullën e morën në dorë amerikanët

Ngjela zbulon “komplotin”: Aeroportin e bllokuan rusët me kaqolët, kullën e morën në dorë amerikanët

10/04/2021
Arjan Çani: Ikni sa më shpejt nga Shqipëria, nuk e imagjinoni çfarë do të ndodhë!

Arjan Çani: Ikni sa më shpejt nga Shqipëria, nuk e imagjinoni çfarë do të ndodhë!

09/04/2021
“Berisha e Meta gogoli i pikturuar nga Rama” , Zheji: Kryeministri qesharak, përdori çështjen e aeroportit për fushatë elektorale

“Berisha e Meta gogoli i pikturuar nga Rama” , Zheji: Kryeministri qesharak, përdori çështjen e aeroportit për fushatë elektorale

09/04/2021
Akuzat për grusht shteti, reagon Manjani: 2 alternativa, ose ta arrestojnë Metën, ose t’i hanë atë që s’thuhet

Akuzat për grusht shteti, reagon Manjani: 2 alternativa, ose ta arrestojnë Metën, ose t’i hanë atë që s’thuhet

09/04/2021
“Alo baba, jam keq, më duhen kontrollorë”, Çani: Rama i kërkoi ndihmë urgjent sulltanit. Shqipëria protektorat turk!

“Alo baba, jam keq, më duhen kontrollorë”, Çani: Rama i kërkoi ndihmë urgjent sulltanit. Shqipëria protektorat turk!

08/04/2021
Shqiptarë, rrëzojeni Ramën!

Shqiptarë, rrëzojeni Ramën!

08/04/2021

Rreth nesh


Mirësevini në AK Report- një qendër për bisedë rreth lajmeve dhe ideve. AK Report është krenar për aftësinë tonë për t'ju sjellë lajme të reja cdo-minutë nga Shqipëria dhe trojet Shqipëfolëse!

Marketing

Renditemi ndër faqet më të vizituara në vend
Reklama juaj shfaqet 24 orë në 7 ditë të javës
Efektivitet i lartë i reklamës suaj
Matje në kohë reale të ecurisë së fushatës tuaj
Mundësi për të targetuar audiencën që ju dëshironi

Te fundit

Përfundon seanca, Gjykata e Tiranës cakton masën për tre kontrollorët e AlbControl

‘Shifrat u ulën si me “magji”- Tritan Shehu ngre dyshime: Të dhënat e Covid po i lëvizin rrezikshëm

“U puthëm për herë të parë dhe ishte përjetë”, Eni Çobani: Si u njoha me bashkëshortin

  • Kontakt
  • Shtypi ditor
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Privacy Policy

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!

No Result
View All Result
  • KREU
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • HISTORI
  • SPORT
  • SHOWBIZ

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!