• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing
Tuesday, January 26, 2021
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Vandalët që dhunuan Tiranën, e kanë me ne të gjithë! Nga Andi Bushati

Vandalët që dhunuan Tiranën, e kanë me ne të gjithë! Nga Andi Bushati

11/12/2020
Share on FacebookShare on Twitter

Reagimi i dhunshëm ndaj vrasjes së Klodianit 25 vjeçar ka ndarë më dysh pjesën e sipërme të shoqërisë duke krijuar një debat fallc, që nuk lë të perceptosh atë që po ndodh realisht.

Si gjithmonë, ndeshja proverbiale mes atyre që janë në pushtet dhe të tjerëve që tentojnë tu’a rëmbejnë atë, beteja mes lakejve të qeverisë dhe kandidatëve për shërbëtor të ardhshëm, kacafytja në rrjete sociale ndërmjet njërës palë, që çmon jetën njerëzore dhe të tjerëve që derdhin lot për dekorin e fesës, i ngjan një debati për seksin e ëngjëjve, në krahasim me atë që po ndodh realisht në rrugët e Shqipërisë.

Fatkeqësisht ne ende nuk po kuptojnë asgjë.

Ata që ushtrojnë dhunë, ata që godasin policët, ata që përmbysin karron vezulluese të babagjyshit nuk janë militantë partie. Një pjesë e madhe e tyre janë adoleshentë, apo të rinj të frustruar, që me siguri nuk e kanë dëgjuar kurrë emrin e ministrit të dorëhequr Sandër Lleshaj. Ata ndoshta mund ti ngatërojnë Lulzim Bashën me Edi Ramën me të njëjtën padituri që mund këmbënin, Sali Berishën me Ramiz Alinë.

Dhuna e tyre nuk është thjeshtë goditje ndaj qeverisë. Vërtetë kanë krisur grilat e ministrisë së rendit, vërtet tentuan të hyjnë në kryeministri, vërtet kanë thyer xhamat e sëlisë së PS-së, por jam i sigurtë që me të njëjtën lehtësi të padurueshme do kishin përdhosur dhe zyrat e PD-së, apartamentin ku ndodhet Lapsi.al apo godinën e TV Klan.

Everest

Targetet e tyre, po ti shohesh me kujdes, nuk janë vetëm politike.

Me forcën e rebelimit të errët që nuk njeh autoritet, ata godasin mbi semaforët në rrugë, zbukurimet si simbol i normalitetit, ndonjë biznes privat apo seli banke, që mund të marrin flakë me të njëjtën lehtësi si kazanët e plehrave të Erion Veliajt.

Nëse u dalin përpara, po ashtu si policët me uniformë, mund ta pësonin njësoj edhe Edi Rama, edhe ndonjë nga opinionistët e debateve teatrale të mbrëmjes; edhe ndonjë OJF-ist që shqetësohet më shumë për dhunën verbale ndaj grave deputete, sesa për gjakun e derdhur në rrugë; edhe ndonjë gjyqtar apo prokuror që rastësisht e kanë parë në TV.

Ata ndoshta nuk e dinë dhe nuk janë në gjendje të perceprojnë se jetojnë në një vend ku kryeministri me dhjetë oligarkë ndajnë gjithçka, se ata janë të paprekshëm, të pa dënueshëm dhe gjithmonë mirë. Ata ndoshta nuk e kanë kthjelltësinë për vërejtur se këta oligarkë do të jenë të njëjtët edhe nëse ndodh rotacioni i pushtetit, që me siguri nuk pjell dot një ndryshim esencial.

Por, ata kanë instiktin të kuptojnë gjëra më të thjeshta. Kur ndonjë TV arrin ti drejtojë mikrofonin, ata përgjigjen se kërkojnë drejtësi, ngrenë maskën dhe nxitojnë të thyejnë xhamin e radhës. Sejcili nga ne do të pyeste: po ç’drejtësi duan më shumë, kur vrasësi është prangosur dhe ministri po largohet ?

Por, ndryshe nga spektakli i ekraneve ku ne marrim pjesë, herë si aktorë dhe herë si spektatorë, ata nuk duan ta dinë për këto pikpyetje. Në paditurinë e tyre ata arrijnë të perceptojnë se me gjithë premtimet për drejtësi, vrasja e Ardit Gjoklajt nuk u zbardh kurrë. Se me gjithë përgjërimet për lotët e Ana Veizit, që dikur u kthye në ikonë, rilindja i rikthehet asaj vetëm kur i duhet të bëjë qokën në përkujtimet e 21 janarëve.

Ata e dinë se janë të pashpresë. Këtë e kanë parë në sytë e prindërve të tyre, që u kthehen në shtëpi pa arritur të sigurojnë pagën ditore. E kanë ndjerë në gjendjen e tyre, që nuk ka shance të ndryshojë çfardo që të ndodhë. E kanë perceptuar tek bashkëmoshatarët që çfardo aftësish që të kenë, nuk do të kenë kurrë një punë dhe një të ardhme, po nuk u antarësuan një ditë në FRESH, LRI, apo Forumin Rinor.

Ata e dinë se në shumicën e rasteve janë të destinuar të kenë fatin e Klodian Rashës edhe nëse nuk mbeten të vrarë pas shpine nga plumbat e shtetit. Sepse ata janë të projektuar për të qenë viktima, në një shoqëri që ka zhdukur çdo shanc për ta, që ka shkatëruar ashansorin social, duke i parë vetëm si skllevër apo si konsumatorë.

Me siguri që ata nuk kanë instrumentat duhur për të interpretuar debatin sqimtar mes mbrojtësve të jetës dhe atyre të bredhit, ata e shpërfillin merakun e atyre velinave që pranojnë dajakun e dashnorëve të fortë që u dhurojnë bizhu marramendëse, por nuk pranojnë dot anarkinë në rrugë.

Ata janë krenarë kur i etiketojnë si “barbarë” edhe pse e ndjejnë se të tillë nuk i quan vetëm politika.

Ata arrijë ta kapin se si të tillë i sheh një pjesë më e gjërë e shoqërisë. Se si të tillë perceptohen prej asaj shtresës të mesme gri, që ndoshta nuk është e implikuar në vjedhjet dhe krimet e pushtetit, por që përfiton minimalisht nga avantazhet që pikojnë prej tyre, duke u shndërruar në indiferente.

Ata e nuhasin që për shumëkënd janë vandale dhe pengmarrës, po aq u bën se shihen si të tillë nga “të vjetër e të konsumuar” që kanë fikur brenda tyre çdo ideal, pasion e aspiratë.

Në këtë kuptim, revolta e tyre e errët, zemërimi i tyre i pashpresë shkon përtej një polici, një ministri apo një politikani.

Ajo adresohet kundër të gjithëve ne, shtresës së sipërme të shoqërisë, kush më të ndershëm e kush me pak të tillë, kush më të drejtë e kush më manipulator, sepse të gjithë së bashku ne kemi krijuar tavanin e xhamtë të një bote, të cilin ata nuk e kapërcejnë dot pa e thyer dhe bërë copë e çikë.

Atyre aq u bën për debatet sqimtare për mbrojtjen e vlerave dhe parimeve të një shoqërie, për zbatimin e normave dhe ligjeve demokratike. Ata nuk jetojnë në një sistem të tillë, për ta nuk ka drejtësi, shanse të barabarta dhe oportunitet për të bërë përpara.

Prandaj ata janë njëkohësisht edhe kundër atij grupi mes nesh që i quajnë barbarë edhe kundër atyre që përpiqen ti mbrojnë, me një stil që për ta është i neveritshëm.

Prandaj kjo përplasje ndërmjet atyre që qurraviten për bredhin dhe atyre që mbrojnë jetën duhet të ndalë sa më parë. Edhe më e rrezikshme është propaganda e Edi Ramës për ti paraqitur ata si kamikazë të një opozite që po përdor adoleshentët e dhunshëm ngaqë nuk merr dot pushtetin me zgjedhje.

Çdo manipulim pervers i këtij lloji, çdo përpjekje për të krahasuar vrasjen e Klodianit me ato të 21 janarit, çdo tentativë për ta përdorur këtë sinjal të rëndë për nevojat politike të ditës, do të thotë të hedhësh në det kyçin për të kuptuar këtë konflikt e më pas për ta zgjidhur atë.

Protestat e këtyre ditëve janë një shkarkim mllefi e dufi, jo për një vdekje, por për një gjendje të mbartur prej vitesh e vitesh.

Dhuna e atyre të rinjve e adoleshentëve, nuk është barbarizmi i vandalëve që na thyen zbukurimet e festës, por paralajmërimi i fundit për të ndryshuar një shoqëri që funksionon si godinë e shembur katet e së cilës nuk komunikojnë me njëra tjetërën.

Vetëm duke e parë në sy dhe duke e kuptuar si duhet këtë klithmë “vandalizmi”, ne mund ti qetësojmë edhe indiferentët që shqetësohen nga “barbarët”. Ndërsa duke ngritur alibi të shtrembërta dhe duke dhënë përgjigje të gabuara, vetëm do ta shumojmë virusin e mllefit që tashmë na është futur në trup.

E nëse nuk do dimë ti lexojmë mesazhet e këtyre ditëve, që verbëria e dhunës dhe përçartja e urrejtjes i bën vështirë të dekriptueshme, ajo që kemi parë deri më tani do të na duket lule. Nëse nuk i themi ndal dhunës sistemike të programuar nga lart, sado që të ankohemi, do ta kemi të pamundur të neutralizojmë kundërefektin e saj. E nëse vazhdojmë kështu, përmbysja e karros së babagjyshit do të na duket një shaka, ndërsa nxjerrja për bythësh e Edi Ramës nga kryeministria, s’do na ngushëllojë aspak, se atëherë do kenë marrë flakë edhe zyrat, rezidencat, butikët dhe qëndrat tona tregtare./lapsi.al/

Tags: akreportAndi bushati
ShareTweetShare
Next Post
A ka konsumuar hashash? Flet Artan Hoxha, deputeti i PS-së: Ku i dihet…

A ka konsumuar hashash? Flet Artan Hoxha, deputeti i PS-së: Ku i dihet…

Discussion about this post

Everest

Sondazh

Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit?

  • Opozita e bashkuar (52%, 4,377 Votes)
  • Partia Socialiste (48%, 3,962 Votes)

TE GJITHE VOTUESIT: 8,339

Loading ... Loading ...
A është Ardi Veliu kryepolici që del në përgjimet e Ndragheta

A është Ardi Veliu kryepolici që del në përgjimet e Ndragheta

25/01/2021
Në përgjimet e Anti-mafias italiane, që po trondisin piramidën e shtetit shqiptar, përpos ministrave dhe kryebashkiakut del edhe një nga...
Read More
SKANDAL/ Pediatre Alketa Hoxha: “Nuk do të vizitoj asnjë fëmijë të pa vaksinuar!”

SKANDAL/ Pediatre Alketa Hoxha: “Nuk do të vizitoj asnjë fëmijë të pa vaksinuar!”

25/01/2021
Mjekja pediatre Alketa Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë në “Top Albania Radio”, ku është shprehur se nuk do...
Read More
Open Data Albania: Ja kush e kryeson listën e bashkëshorteve më të pasura VIP

Open Data Albania: Ja kush e kryeson listën e bashkëshorteve më të pasura VIP

25/01/2021
Bashkëshortja e deputetit socialist, Taulant Balla, Iris Pekmezi, duket se është gruaja më e pasur e politikanëve në Shqipëri. Ndërsa...
Read More
Përdorimi Politik i Fesë/ “Myslimani Sami dhe i krishteri Sokrat”, Veliaj i prezanton puntorët e Bashkisë sipas besimit fetar

Përdorimi Politik i Fesë/ “Myslimani Sami dhe i krishteri Sokrat”, Veliaj i prezanton puntorët e Bashkisë sipas besimit fetar

24/01/2021
Në përpjekje për të treguar se nuk bën dallime mes punonjësve të bashkisë, Erion Velija ka bërë pikërisht atë që...
Read More
Mjeku Kalo: Po rrezikojmë jetët tona, disa të pamoralshëm…

Mjeku Kalo: Po rrezikojmë jetët tona, disa të pamoralshëm…

24/01/2021
Mjeku Tritan Kalo me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se ngjarjet e fundit të fenomeneve të mitmarrjes...
Read More
“Janë paratë, paratë, kullat, kullat..”/ Lubonja për lidhjet e mafias së kullave me pushtetin: Si po na mbyt ky tumor!

“Janë paratë, paratë, kullat, kullat..”/ Lubonja për lidhjet e mafias së kullave me pushtetin: Si po na mbyt ky tumor!

23/01/2021
Në Shqipëri ka plasur një skandal, pas publikimit të përgjimeve të anti-mafias italiane, ku eksponentë të grupit mafioz Ndragheta, flasin...
Read More
Basha i bindur për fitoren: Do të jem i pari kryeministër që s’është shkolluar në komunizëm.

Basha i bindur për fitoren: Do të jem i pari kryeministër që s’është shkolluar në komunizëm.

23/01/2021
“Unë do të jem i pari kryeministër që nuk është arsimuar në komunizëm, që është rritur dhe brumosur me një...
Read More
Mediat gjermane: Nëse Greqia zbaton zgjerimin me 12 milje, Turqia do e shohë si shkak për luftë

Mediat gjermane: Nëse Greqia zbaton zgjerimin me 12 milje, Turqia do e shohë si shkak për luftë

23/01/2021
Revista Gjermane Der Spiegel ka komentuar vendimin e parlamentit grek për të votuar pro projektligjit të Ministrisë së Punëve të...
Read More

BIZNES

Subjektet mund të përdorin kasat ekzistuese, duke i përshtatur për fiskalizimin
BIZNES

Subjektet mund të përdorin kasat ekzistuese, duke i përshtatur për fiskalizimin

Flet drejtoresha ekonomike e kompanisë “Daisy & ETM”, Myrvete Pazaj Nga 1 janari nis zbatimin procesi i fiskalizimit për lëshimin...

09/01/2021

Rreth nesh


Mirësevini në AK Report- një qendër për bisedë rreth lajmeve dhe ideve. AK Report është krenar për aftësinë tonë për t'ju sjellë lajme të reja cdo-minutë nga Shqipëria dhe trojet Shqipëfolëse!

Marketing

Renditemi ndër faqet më të vizituara në vend
Reklama juaj shfaqet 24 orë në 7 ditë të javës
Efektivitet i lartë i reklamës suaj
Matje në kohë reale të ecurisë së fushatës tuaj
Mundësi për të targetuar audiencën që ju dëshironi

Te fundit

Fajin e ka Saliu!/ Shembet ura në Vlorë/ Sinaj: Ky është modeli i punës që ofron opozita

A është Ardi Veliu kryepolici që del në përgjimet e Ndragheta

Xheloz?! Pasi u tha se kishte lidhje sekrete me Tean, Bearti sulmon KEQ Andin: Burrë para kamerave, por jashtë…

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!

No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!