Qindra mijëra danezë dolën të protestonin në lidhje me masat kufizuese të qeverisë ndaj përhapjes së Covid. Ata dolën në rrugët e disa qyteteve duke marshuar me pishtarë ndezur.
Protesta u organizua brenda natës në Aarhus, një nga qytetet më të mëdha në Danimarkë.
Marshimi u organizua nga një grup, që quan veten ‘Burrat me të Zeza’, të cilët kundërshtojnë me forcë masat anti-Covid. Gjatë protestës pati përplasje mes qytetarëve dhe policisë si dhe arrestime.
Theksojmë se javët e fundit Danimarka ka ashpërsuar kufizimet e saj anti-Covid duke ulur kufirin e tubimeve në pesë persona.
Restorantet dhe baret vijojnë të jenë të mbyllura në të gjithë vendin.
Burimi:Euronews|
Discussion about this post