Negociatat dhe bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë janë në një pauzë. Mediat në Bjellorusi bëjnë me dije se delegacionet përkatëse kanë zbrazur sallën dhe po bëjnë një pushim të gjatë.
Më pas, të dyja palët do të nisin sërish diskutimet në të njëjtën tryezë.
Dialogu është ndaluar rreth orës 15:00, tre orë pasi nisi takimi.
Nga pamjet e publikuara në rrjet është parë vetëm nisja e mbledhjes që u bë nga ministri i jashtëm i Bjellorusisë, Vladimirovich Makei.
Ai i siguroi palët që të ndiheshin të sigurt në atë tryezë.
Kievi kërkon armëpushimin e menjëhershëm dhe tërheqjen e trupave ruse, ndërsa Rusia pretendon të gjejë një zgjidhje të mesme për të dyja palët.