Para dy ditësh, nga avokati Altin Goxhaj u denoncua një rast i rëndë ku një 20-vjeçar i quajtur Andrea Bregu ishte arrestuar në ditën e tretë të protestës për ‘eliminimin’ e Klodian Rashës nga Policia e Shtetit.
Fillimisht Goxhaj denoncoi se djali ishte rrahur nga policët dhe po mbahej në Komisariatin N.r 1 në Tiranë dhe po i refuzohej ndihma mjekësore.
Këtë gjë e provoi edhe në transmetim leve, ku pasi telefononte shërbimin e urgjencës, askush nuk ia hapte telefonin. Më pas Policia e Tiranës doli në një njoftim zyrtar duke deklaruar se i riu Andrea Bregu ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe ishte vizituar nga një mjek i DVP Tiranë.
Ndërkohë ditën e sotme ka folur për Fax news vetë i riu, i cili pohoi se ndaj tij është ushtruar dhunë gjatë shoqërimit në komisariat dhe i është refuzuar ndihma mjekësore. Ai shton më tej se policia nuk e ka lejuar të telefonojë familjarët dhe avokatin e tij.
Ditën e djeshme ai doli para Gjykatës së Tiranës dhe ndaj tij u caktua masa e sigurisë ” Detyrim paraqitje”.
Discussion about this post