Pas shumë muajsh hetime, policia ka shkatërruar një organizatë kriminale, e cila që nga vjeshta e vitit 2021 ka qenë aktive në mashtrimet në internet.






Operacioni kulmoi më 23 qershor në Korint dhe Tebë, ku u arrestuan 5 anëtarë të bandës, të moshave 22 deri në 32 vjeç, për krijim të organizatave kriminale, mashtrime kompjuterike, akses i paligjshëm në të dhënat personale, falsifikimi, dhe pastrimi parash.
Nga hetimet e deritanishme rezultoi se anëtarët e bandës, kishin realizuar gjithsej në 85 raste mashtrime të biznesmenëve grekë, duke përfituar nga veprimtaria e tyre kriminale pasuri në vlerë që i kalon 2.050.000 euro!






Sipas mediave greke, ata “piketonin” zakonisht mjekët, qendrat mjekësore dhe kompanitë e mëdha hoteliere.












Anëtarët e bandës dinin shumë mirë programet e web-banking dhe dinin të gjitha detajet e e-banking.
Pasi fitonin akses elektronik, ata rrisnin kufijtë e tërheqjes së parave nga llogaritë e të mashtruarve dhe duke ndryshuar fjalëkalimet, i “bllokonin” ata në mënyrë që të mos bënin asnjë veprim për të ruajtur paratë e tyre.
Siç shkruan Protothema, pjesa më e madhe e parave që fituan nga aktiviteti i paligjshëm u shpenzuan për ndërtimin e dy shtëpive luksoze në Korinth.






Me pjesën tjetër të parave ata bënë një jetë luksoze, reklamonin jetën e tyre të natës dhe blinin makina të shtrenjta.
Shembull tipik është mashtrimi i një biznesmeni nga Mykonosi, që pasi i kanë marrë kodet personale të e-banking, i kanë “përlarë: rreth 400 mijë euro nga llogaria e hotelit.
Dhe lista e “viktimave” të bandës nuk mbaron këtu.
Ata kanë mashtruar një hotelier dhe i kanë zhvatur 100 mijë euro.
Në Lefkada kanë tërhequr 85 mijë euro nga llogaria bankare e një hoteli.
Në Janinë kanë mashtruar një mjek dhe i kanë zhvatur në mënyrë elektronike 78 mijë euro nga llogaria e tij.