Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së shtunës në Gjermani. Një 48-vjeçar nga Kosova ka qëlluar për vdekje me armë zjarri kunatën e tij 33-vjeçare dhe ka plagosur rëndë vëllain. Më pas ai ka tentuar që të vrasë veten, por ka mbetur i plagosur. 48-vjeçari kishte tentuar të hyjë brenda banesës, por nuk ishte lënë nga i vëllai. Më pas ai u kthye dhe mori armën me të cilin edhe bëri aktin tragjik.
Ngjarja ka ndodhur në Lohne të Gjermanisë dhe ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave në vend. 48-vjeçari shqiptar e ka kryer ngjarjen në sy të çiftit që ka dashur të vrasë. Momentet e tmerrit janë treguar nga një fqinj aty pranë. Ai i mori nën mbrojtje fëmijët, duke njoftuar edhe policinë, ambulancën dhe ekipet e tjerë të shpëtimit.
Burimi: blaulichtmyk.de
Discussion about this post