Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) deklaron se rastet e trombozës pas injektimit të vaksinave “AstraZeneca” janë një efekt anësor i mundshëm, por shumë i rrallë.
Pasi vlerësoi rastet e trombozës pas administrimit të vaksinës “AstraZeneca”,
EMA arriti në përfundimin se mund të shoqërohet me disa raste të trombeve të pazakonta, të cilat “janë shumë të rralla”.
Në çdo rast, EMA theksoi se përfitimet e kësaj vaksine tejkalojnë rreziqet.
Discussion about this post