• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing
  • Privacy Policy
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
Wednesday, February 24, 2021
No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
No Result
View All Result
“Triumf i madh, i paparë dhe i vërtetë i Fatos Nanos”/ Nga politikani dhe shkrimtari i pavarur Fred Peza

“Triumf i madh, i paparë dhe i vërtetë i Fatos Nanos”/ Nga politikani dhe shkrimtari i pavarur Fred Peza

by akreport
07/02/2021
Share on FacebookShare on Twitter

Në kohën që koronavirusi, me mutacionet e tij, po bën kërdinë, vjen edhe shkrimtari, politikani, analisti, bankieri dhe binjakëzuesi i Shkumbinit me Lazion, zotni Alfred Peza, që merr nën sqetullat e veta të paqme, Fatos Nanon, për t’a mbrojtur nga sulmi i opozitës dhe i mediave.

–Lideri historik i socialistëve Fatos Nano, ia doli që të rikthehej në qendër të vëmendjes publike dhe të debatit mediatik, gjatë kësaj jave në Shqipëri. Sekreti qëndron tek artikulimi i disa të vërtetave të thjeshta që pothuajse i dinim të gjithë, por që askush nuk kishte marrë mundimin për ti shqiptuar, sepse nuk e kishin jo vetëm tagrin por as edhe staturën – fillon gjithë-thellëlëpirjen e tij, Alfred Peza.

PS. Duke qenë se ne jemi krejt të pafuqishëm, për ta interpretuar më tej këtë shkrim thellësisht gjenial të Alfred Pezës, lutemi, lexojeni me pikë dhe me presje, ashtu siç e ka shkruar ai vetë dhe jepni gjykimin tuaj!

Shkrimi botuar në AlpeNews (dmth Alfred Peza News).

Triumfi i Fatos Nanos dhe mjerimi i propogandës opozitare

Lideri historik i socialistëve Fatos Nano, ia doli që të rikthehej në qendër të vëmendjes publike dhe të debatit mediatik, gjatë kësaj jave në Shqipëri. Sekreti qëndron tek artikulimi i disa të vërtetave të thjeshta që pothuajse i dinim të gjithë, por që askush nuk kishte marë mundimin për ti shqiptuar, sepse nuk e kishin jo vetëm tagrin por as edhe staturën.

Në vend që ti përgjigjeshin me të njëjtën mënyrë, me të njëjtin stil komunikimi publik përmes qetësisë dhe argumenteve, histeria opozitare thjeshtë sa ekspozoi një nga momentet më mjerane të propogandës së saj. Sepse as Sali Berisha dhe as Ilir Meta që ishin dy politikanët më të rëndësishëm që u evidentuan nga Fatos Nano në raportet 30 vjeçare mes tyre, nuk arritën ti kthenin qoftë edhe një përgjigje sado të thjeshtë.

Ky ishte triumfi i parë i madh dhe i vërtetë i Fatos Nanos në këtë intervistë. Jo vetëm në aspektin e zhurmës momentale publike e cila do harrohet shpejt si gjithë të tjerat, por për qartësimin e disa raporteve kyçe mes protagonistëve kryesore të jetës politike shqiptare, në epokën postkomuniste. Kjo e bën edhe më të rëndësishëm këtë moment, ndaj edhe jehona e klithmave në emër të dhimbjes për liderin historik demokrat dhe Presidentit të Republikës, vazhdojnë.

Janë mediat dhe propaganda e tyre që vijojnë e vijojnë të meren ende, me të vërtetat e thjeshta e të pamohueshme që artikuloi Fatos Nano, por jo duke dhënë kundërargumentat e tyre. Apo duke e përgënjeshtruar atë. Duke ofruar provat e tyre që mund ti hedhin poshtë apo relativizojnë ato që artikuloi ish Kryesocialisti. Jo. Sepse ato nuk ekzistojnë. Madje ndryshe nga çdo herë tjetër mungon çuditërisht në këtë rast, edhe versioni i tyre i ngjarjeve, sidoqoftë ai.

Kjo e bën edhe më të madhe, më të plotë e më triumfaliste në të gjitha dimensionet e saj, përballjen publike të Fatos Nanos me të vërtetat e tij politike. Ai është kësisoj jo vetë fituesi moral i kësaj përballje mediatike, që ka krijuar një tronditje publike, por edhe në raportet personale me kundërshtarët e tij kryesorë politikë. Të cilët nuk janë as më pak e as më shumë, por dy liderët realë të opozitës së sotme në Shqipëri.

Kjo është arsyeja se përse në mediat opozitare, nga gazetarët dhe analistët pranë saj, propaganda, rrjetet sociale, mediat e reja dhe ato tradicionale që janë të rreshtuar hapur apo “fshehtas” me PD dhe LSI, vijojnë sulmet kundër Fatos Nanos. Ajo që i bashkon të gjithë në këtë pikë, është mjerimi i pamatë dhe i pangushëllueshëm për të gjetur qoftë edhe një pikë melhem, për plagët e pashërueshme të shefave të tyre politikë.

Është ndoshta një nga herët e pakta, që ndodh ky fenomen në mjedisin tonë publik. Jo vetëm debati përmes të kundërtave nuk ekziston, por nuk po ofrojnë dot as një check-im të deklaratave të Sali Berishës përshembull për rolin e tij në arrestimin dhe burgosjen e Fatos Nanos. Apo rikthimi i intervistës së Ilir Metës të bërë në të njëjtin format tek Fevziu, vetëm pak javë më parë, ku thotë gjëra krejt të tjera që u përgënjeshtruan nga Fatos Nano për raportin aktuaktual mes tyre.

Të vetmet “prova”, “argumenta” që janë gjetur dhe po serviren pa kursim deri më sot ndaj ish Kryetarit të PS, janë; sharjet, fyerjet, etiketimet, zhurmat, ofendimet, shpifjet, shfrimet, memet, montimet dhe gjithfarë lloj zhargoni a zhanri tjetër, që nuk ka as edhe një lidhje me thelbin e debatit. Me të vërtetën e madhe, të pjesëshme, apo me të vërtetat sado të vogla qofshin ato. Jo.

Opozitarët tanë kanë kohë që janë larguar nga bota e ideve, duke ju falur kulturës politike të përbaltjes së kundërshtarit politik; linçimit, montimit, shantazhit, kërcënimit, goditjeve poshtë brezit dhe gjyqeve popullore “high tech”, që të kujtojnë kohë të tjera të lëna pas.

Është e vërtetë se i jemi larguar shumë asaj epoke nga pikëpamja kalendarike, por me sa duket, nuk largohet dot ajo mënyra e atëhershme e të bërit politikë nga një pjesë e lidershipit tonë të vjetër. Rasti i debatit të provokuar nga Fatos Nano, tregon se opozita jonë nuk është ende gati që të rikthehet në pushtet, për të qeverisur Shqipërinë e 2030. Sepse nuk mund tia dalësh dot kurrë që të ndërtosh të ardhmen, pa u shkëputur më parë, nga e shkuara!

ShareTweetShare
Next Post
COVID i merr jetën 35-vjeçarit, mesazhi i të riut një ditë para se të vdiste: Mua nuk ma priste mendja…

COVID i merr jetën 35-vjeçarit, mesazhi i të riut një ditë para se të vdiste: Mua nuk ma priste mendja…

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
U nis për trajtim në Turqi? Ardit Gjebrea publikon fotot dhe zbulon gjendjen shëndetësore

U nis për trajtim në Turqi? Ardit Gjebrea publikon fotot dhe zbulon gjendjen shëndetësore

24/02/2021
Ngjarje e rëndë/ I riu i jep fund jetës duke u varur në pemë. Policia: Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë…

Ngjarje e rëndë/ I riu i jep fund jetës duke u varur në pemë. Policia: Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë…

20/02/2021
Gentian Zenelaj rrëfen luftën me Covid-19: Mendova se i braktisa fëmijët në momentin më delikat

Gentian Zenelaj rrëfen luftën me Covid-19: Mendova se i braktisa fëmijët në momentin më delikat

21/02/2021
Goditet me leva hekuri mbështetësi i PD: Mos bëj fushatë tek Unaza e Re!

Goditet me leva hekuri mbështetësi i PD: Mos bëj fushatë tek Unaza e Re!

21/02/2021
“Donte të ishte dikush, punonte në kohën e lirë”- Rrëqeth shoku i 18-vjeçarit që vdiq nga Covid: Nuk trembej, mendonte për prindërit

“Donte të ishte dikush, punonte në kohën e lirë”- Rrëqeth shoku i 18-vjeçarit që vdiq nga Covid: Nuk trembej, mendonte për prindërit

23/02/2021
Numër i lartë vdekjesh në 24 orët e fundit, 1021 raste të reja

Numër i lartë vdekjesh në 24 orët e fundit, 1021 raste të reja

24/02/2021
I ati nuk e di që ka humbur të birin, mjekja tregon fjalët e fundit të 17-vjeçarit: O teta më falni…

I ati nuk e di që ka humbur të birin, mjekja tregon fjalët e fundit të 17-vjeçarit: O teta më falni…

24/02/2021
Ditë zie për Flori Mumajesin, këngëtari shqiptar humb nënën

Ditë zie për Flori Mumajesin, këngëtari shqiptar humb nënën

24/02/2021
Albin Kurti on two levels

Albin Kurti on two levels

24/02/2021
From the conflict of the Constitutional Court to the end of the mission / DASH evaluates Dvorani, Meta “enemy”

From the conflict of the Constitutional Court to the end of the mission / DASH evaluates Dvorani, Meta “enemy”

24/02/2021

Rreth nesh


Mirësevini në AK Report- një qendër për bisedë rreth lajmeve dhe ideve. AK Report është krenar për aftësinë tonë për t'ju sjellë lajme të reja cdo-minutë nga Shqipëria dhe trojet Shqipëfolëse!

Marketing

Renditemi ndër faqet më të vizituara në vend
Reklama juaj shfaqet 24 orë në 7 ditë të javës
Efektivitet i lartë i reklamës suaj
Matje në kohë reale të ecurisë së fushatës tuaj
Mundësi për të targetuar audiencën që ju dëshironi

Te fundit

Numër i lartë vdekjesh në 24 orët e fundit, 1021 raste të reja

I ati nuk e di që ka humbur të birin, mjekja tregon fjalët e fundit të 17-vjeçarit: O teta më falni…

Ditë zie për Flori Mumajesin, këngëtari shqiptar humb nënën

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing
  • Privacy Policy

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!

No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!