Mjeku i njohur Tritan Kalo nuk ka pranuar të mbajë më mbi supe peshën e vendimeve të orareve të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve.
Mjeku përmes një postimi në llogarinë e tij të “Facebook” ka thënë se ka pasur abuzim me funksionin e Komitetit të Ekspertëve, që shpesh është përdorur nga politika si një mburojë për vendimet e vëna në diskutim nga mjekët apo ekspertët e shëndetësisë.
Më konkretisht, Kalo është shprehur se:
“Bëhet fjalë për një Komitet KËSHILLIMOR dhe jo VENDIM-MARËS sikundër pothuajse përditë abuzohet nga ekzekutivi dhe opozita. Këshillat e udhëzimet e këtij Komiteti ekspertësh që funksionon mbi bazat e VULLNETARIZMIT, më pas diskutohen e kalojnë filtrin ligjor, ekonomik e social pëpara se mbi bazën e tyre të meren VENDIME nga EKZEKUTIVI. Ndaj duhet përfundimisht të kihet e qartë prej kujtëdo se, Komiteti këshillon, Ekzekutivi vendos.
MOS ABUZONI me togfjalëshin se “Komiteti i Ekspertëve vendosi që…” Jepini Çezarit atë që i përket atij. E thënë shkurtazi e qartazi…”
Vlen të theksohet se kryeministri Rama ia ka lënë përgjegjësinë Komitetit të Ekspertëve, vendimet për lëvizjen e lirë gjatë pandemisë.
Discussion about this post