Advertisement
  • KREU
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • HISTORI
  • SPORT
  • SHOWBIZ
Saturday, April 10, 2021
  • KREU
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • HISTORI
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Tri vaksina

Tri vaksina

akreport by akreport
24/12/2020

Share on FacebookShare on Twitter

Sivjet ka qenë një orë e madhe biologjie, fiziologjie, anatomie, psikologjie… Kemi mësuar se si një virus ky i pandemisë, godet mushkëritë, ngjiz gjakun, dobëson gjymtyrët, pamundëson ecjen, turbullon mendjen. Virusi sulmon pikat e dobëta të organizmit, i vë në spikamë ato dhe nëpërmjet pikave të dobëta sulmon pjesët e tjera, deri atëherë të shëndosha të tij. Sikur trupi i njeriut, kështu është sulmuar edhe organizmi shoqëror, këtu ndër ne dhe në të gjithë botën. Koronavirusi, siç ka nxjerrë në pah dobësitë e organizmit të njeriut, ka nxjerrë në pah dobësitë e organizmit tonë kolektiv. Ka treguar se ekonomia e vendit varet në masë të madhe prej parave të diasporës; paratë e saj mbajnë qarkullimin që krijon shpenzimin e nevojshëm për ta mbushur buxhetin e vendit. Ka treguar se ekonomia e vendit nuk është ndër prioritetet parësore politike: vendi ka pësuar krizë të thellë politike përgjatë tërë vitit dhe mirëqenia e qytetarëve nuk ka qenë as afër arsyeve për të. Nuk pati konfrontime politike për mënyrën se si të ndihmohet ekonomia për pandemi; pati konfrontime për “bajrakun” e partisë a figurave politike për të dalë në prominencë. Ka treguar se ekziston mungesë e plotë e sensit për politikë të jashtme si pjesë e një kontinuiteti, sikur çdo gjë të fillojë nga së pari, nga kjo qeveri dhe ky ministër. Ka treguar për mungesën e plotë të sensit se politika e jashtme është pjesë e një nevoje për konsensus shoqëror; në krizën më të madhe u bë garë për “marrëveshje historike” në thonjëza, marrëveshje që në këtë fund të vitit vështirë të mbahen mend a të çojnë peshë.

Pandemia ka treguar se si të ishim në vitet nëntëdhjetë, shëndetësia e arsimi ende varen prej sakrificës së mjekut e infermieres, të mësuesit e të arsimtarit e jo siç do të duhej në radhë të parë prej funksioneve të institucioneve të shtetit.

Vendi ynë është i vetmi në Europë sot që nuk ka sistem të sigurimit shëndetësor.

Dhe vendi ynë është i pari në Europë për nga analfabetët funksionalë – produkt i një sistemi tmerrësisht të dobët arsimor.

Por, dhe, virusi ka nxjerrë në sipërfaqe sërish krizën themelore të vendit: shtetin e kapur. Në të, si në sistem feudal, konflikti politik nuk është konflikt idesh, por konflikt për kontrollin e resurseve. Resurse janë paratë publike, prokuroria e gjyqësia, ndërmarrjet publike. Çdo gjë që duhet të jetë e qytetarëve, është resurs për kontrollin e të cilit zhvillohet lufta.

Koronavirusi, po ashtu, ka nxjerrë në pah dobësitë e organizmit ndërkombëtar. Trupi ndërkombëtar, të cilit i përkasim natyrshëm, ai perëndimor, ka treguar mungesë uniteti dhe shkarje të plotë në objektiva. Një vend si ky yni, që është çliruar dhe pavarësuar falë unitetit transatlantik, e ka ndier më shumë se kushdo tjetër në kontinent këtë sëmundje transatlantike. Në diskursin publik kosovar, një pjesë e madhe e vitit është shpenzuar në konflikte leximi apo “leximi” të mesazheve: a thua çka po thotë Amerika, a thua duhet dëgjuar më shumë këtë apo atë?

E megjithatë, do lënë prapa zymtësinë e këtij viti.

Pra, tash, dy lajme të mira dhe një paralajmërim që mund të çojë te lajmi i tretë i mirë. Siç dimë, janë gjetur dy vaksina.

E para është për koronavirus dhe në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, nëse çdo gjë shkon si duhet, do të arrihet imuniteti i tufës. Do të jetojmë në një botë që e ka tejkaluar pandeminë dhe ka nxjerrë mësimet e nevojshme. Do të zbulojmë se si do të duket “normaliteti i ri”.

Vaksina e dytë është ajo për organizmin transatlantik. Këtë e kanë prodhuar zgjedhjet në Amerikë. Me ngulm demokratik, miliona qytetarë amerikanë kanë zhvilluar betejën që me votat e tyre ta prodhojnë vaksinën bazike që duhet ta shërojë trupin dikur të shëndoshë të marrëdhënieve mes Amerikës dhe Bashkimit Europian. Sepse, përderisa ndonjëra prej anëtarëve të BE-së mund të “sëmuret”, marrëdhëniet transatlantike rezistojnë me shëndet deri në momentin e shërimit. Por, kur kemi sëmundje të atillë të politikës amerikane, çfarë është përjetuar në katër vjetët e fundit, atëherë këtë e ndiejnë të gjithë në Perëndim, përfshirë dhe ne, aspirantët e kësaj bote.

Që të dyja këto vaksina janë shumë të nevojshme për trupin e sëmurë të Kosovës. Që të dyja po vijnë apo do të vijnë nga jashtë; ato nuk janë fryt i përpjekjes kosovare.

Por, vaksina e tretë, ajo që duhet të shërojë organizmin kosovar nga kapja e shtetit, nga mungesa e unitetit politik, nga mosdefinimi i përparësive të ecjes së vendit në ekonomi, shëndetësi e arsim, nuk do të vijë nga jashtë.

Ajo mund dhe duhet të prodhohet brenda vendit. Dhe nëse bëhet, nuk do të jetë në një laborator shkencor. Mund të jetë produkt i një vale ndryshimesh demokratike që duhet ta kaplojnë vendin. E, valët, para partive politike, akademive, qendrave të mendimit e shoqërisë civile, fillojnë te qytetari. Ai që lexon.

Tags: Veton Surroj
ShareTweetShare

TË NGJASHME

Përfundon seanca, Gjykata e Tiranës cakton masën për tre kontrollorët e AlbControl

Përfundon seanca, Gjykata e Tiranës cakton masën për tre kontrollorët e AlbControl

10/04/2021

Ka përfunduar seanca për tre kontrollorët e AlbControl, Flora Ndrecaj, Armando Fezga dhe Muhin Mezini, të cilët akuzohen për shpërdorim...

‘Shifrat u ulën si me “magji”- Tritan Shehu ngre dyshime: Të dhënat e Covid po i lëvizin rrezikshëm

‘Shifrat u ulën si me “magji”- Tritan Shehu ngre dyshime: Të dhënat e Covid po i lëvizin rrezikshëm

10/04/2021

Kandidati i Partisë Demokratike për deputet, Tritan Shehu ka hedhur dyshimet e tij mbi vërtetësinë e shifrave zyrtare të raportuara...

Industria fasone paralajmëron mbylljen e 20 mijë vendeve të punës

Industria fasone paralajmëron mbylljen e 20 mijë vendeve të punës

10/04/2021

Industria e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve ka hyrë në një cikël të qëndrueshëm rënie, që ka nisur para pandemisë,...

Next Post
Qeni endacak përgjërohet për ushqim, pasi e ushqejnë në rrugë, falenderon me këmbë dhe i dalin lot

Qeni endacak përgjërohet për ushqim, pasi e ushqejnë në rrugë, falenderon me këmbë dhe i dalin lot

Discussion about this post

Editorial

Soko: Kemi paguar 1500 euro për çdo shqiptar të larguar, këtu ka vdekur shpresa

Soko: Kemi paguar 1500 euro për çdo shqiptar të larguar, këtu ka vdekur shpresa

09/04/2021

Rrëfimi i kontrollores së Rinasit/ Si u ulën rrogat mes tenderave të luksit në Albcontrol

Rrëfimi i kontrollores së Rinasit/ Si u ulën rrogat mes tenderave të luksit në Albcontrol

08/04/2021

Akuzat e Ramës për ‘grusht shteti’/ Bushati: Lidheni se u çmend

Akuzat e Ramës për ‘grusht shteti’/ Bushati: Lidheni se u çmend

08/04/2021

‘Faji e ka Saliu’, Berisha i përgjigjet Ramës: Kreu i Meduzës dhe ndrikull Gryksia kërkojnë të mbulojnë vjedhjet me financat e AlbControllit

‘Faji e ka Saliu’, Berisha i përgjigjet Ramës: Kreu i Meduzës dhe ndrikull Gryksia kërkojnë të mbulojnë vjedhjet me financat e AlbControllit

07/04/2021

“Synon të intimidojë zgjedhësit ditën e votimit” Kandidatja e PD padit në KQZ Ogerta Manastirliun

“Synon të intimidojë zgjedhësit ditën e votimit” Kandidatja e PD padit në KQZ Ogerta Manastirliun

07/04/2021

Këndvështrime

Ngjela zbulon “komplotin”: Aeroportin e bllokuan rusët me kaqolët, kullën e morën në dorë amerikanët

Ngjela zbulon “komplotin”: Aeroportin e bllokuan rusët me kaqolët, kullën e morën në dorë amerikanët

10/04/2021
Arjan Çani: Ikni sa më shpejt nga Shqipëria, nuk e imagjinoni çfarë do të ndodhë!

Arjan Çani: Ikni sa më shpejt nga Shqipëria, nuk e imagjinoni çfarë do të ndodhë!

09/04/2021
“Berisha e Meta gogoli i pikturuar nga Rama” , Zheji: Kryeministri qesharak, përdori çështjen e aeroportit për fushatë elektorale

“Berisha e Meta gogoli i pikturuar nga Rama” , Zheji: Kryeministri qesharak, përdori çështjen e aeroportit për fushatë elektorale

09/04/2021
Akuzat për grusht shteti, reagon Manjani: 2 alternativa, ose ta arrestojnë Metën, ose t’i hanë atë që s’thuhet

Akuzat për grusht shteti, reagon Manjani: 2 alternativa, ose ta arrestojnë Metën, ose t’i hanë atë që s’thuhet

09/04/2021
“Alo baba, jam keq, më duhen kontrollorë”, Çani: Rama i kërkoi ndihmë urgjent sulltanit. Shqipëria protektorat turk!

“Alo baba, jam keq, më duhen kontrollorë”, Çani: Rama i kërkoi ndihmë urgjent sulltanit. Shqipëria protektorat turk!

08/04/2021
Shqiptarë, rrëzojeni Ramën!

Shqiptarë, rrëzojeni Ramën!

08/04/2021

Rreth nesh


Mirësevini në AK Report- një qendër për bisedë rreth lajmeve dhe ideve. AK Report është krenar për aftësinë tonë për t'ju sjellë lajme të reja cdo-minutë nga Shqipëria dhe trojet Shqipëfolëse!

Marketing

Renditemi ndër faqet më të vizituara në vend
Reklama juaj shfaqet 24 orë në 7 ditë të javës
Efektivitet i lartë i reklamës suaj
Matje në kohë reale të ecurisë së fushatës tuaj
Mundësi për të targetuar audiencën që ju dëshironi

Te fundit

Përfundon seanca, Gjykata e Tiranës cakton masën për tre kontrollorët e AlbControl

‘Shifrat u ulën si me “magji”- Tritan Shehu ngre dyshime: Të dhënat e Covid po i lëvizin rrezikshëm

“U puthëm për herë të parë dhe ishte përjetë”, Eni Çobani: Si u njoha me bashkëshortin

  • Kontakt
  • Shtypi ditor
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Privacy Policy

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!

No Result
View All Result
  • KREU
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • HISTORI
  • SPORT
  • SHOWBIZ

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!