Një lajm tragjik vjen nga Durrësi. Mësohet se mjekja onkologe, Anisa Dedja është ndarë nga jeta në moshë fare të re.
Me anë të një postimi në Facebook, Urdhri i Mjekut Durrës ka bërë me dije se mjekja vuante nga një sëmundje e rëndë. Ajo ishte diplomuar në vitin 2018 në Fakultetitn e Mjekësisë me rezultate të larta.
Postimi:
Me dhimbje të thellë Urdhëri i Mjekut, Durrës, njofton ndarjen e parakohshme nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë të Doktoreshë Anisa Dedja.
Dr. Anisa Dedja përfundoi studimet e larta në vitin 2018 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera. Më pas u largua drejt Gjermanisë për të studime të mëtejshme në Onkologji.
Sot la një vend bosh doktoresha jonë Anisa Dedja! Rruga e jetës së saj, misioni i saj si mjeke e përkushtuar, energjia diellore që rrezatonte me të gjithë u pre në mes! Me ikjen e saj të parakohshme la trishtimin dhe keqardhjen për jetën e saj të papërmbushur siç ajo dëshironte! Urdhëri i Mjekut, Durrës përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët për këtë humbje të rëndë.
I paharruar qoftë kujtimi i saj.
Discussion about this post