• Lajme
  • Opinione
  • Jetesë & Stil
  • Sport
  • Udhëtime
Duke lexuar Topalli mbështet “Foltoren” e Berishës: Është një lëvizje politike e domosdoshme, sjell largimin e Bashës dhe Ramës
Shpërndaje
Njoftime
AK Report
  • Reklamo
  • Preferencat
  • Artikujt e ruajtur
  • Historiku i leximit
Personalizo
AK ReportAK Report
Font ResizerAa
Kërko

Lajmet e fundit

Eksploroni lajmet më të fundit të përditësuara!

Përgjimet e “Sky”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e operacionit të SPAK: Nuk bëhet fjalë vetëm për një grup kriminal, masat e arrestit ishin lëshuar më 17 nëntor, por…

Përgjimet e “Sky”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e operacionit të SPAK: Nuk bëhet fjalë vetëm për një grup kriminal, masat e arrestit ishin lëshuar më 17 nëntor, por…

Horoskopi Mujor, Nëntor 2023

Na ndiqni

Në rrjetet tona sociale
248.1k Followers Like
61.1k Followers Follow
165k Subscribers Subscribe
Keni krijuar llogari? Sign In
Follow US
Krijuar nga AK Digital Agency
AK Report > Jetesë & Stil > Topalli mbështet “Foltoren” e Berishës: Është një lëvizje politike e domosdoshme, sjell largimin e Bashës dhe Ramës

Topalli mbështet “Foltoren” e Berishës: Është një lëvizje politike e domosdoshme, sjell largimin e Bashës dhe Ramës

AK Report
Last updated: 2021/10/28 at 8:55 AM
Komento
Shpërndaje

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli dje ka shprehur hapur mbështetjen ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe “Foltores” që ai aktualisht është duke organizuar nëpër qytetet e Shqipërisë.

Topalli u shpreh se u ka paraprirë qëndrimeve të “Foltores” këto 10 vitet e fundit teksa e quajti lëvizje të rëndësishme politike dhe e domosdoshme. Ajo tha se sjell energji, pozitivitet dhe zgjim të jashtëzakonshëm.

Sipas saj, ky zgjim mund të largojë kreun demokrat Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama pasi vendi ka nevojë për një lidership të ri në këtë situatë kritike që ndodhet. “Në fakt i kam paraprirë “Foltores” me të gjitha qëndrimet gjatë 10 viteve të fundit. Në njëfarë mënyre kemi mbjellë bashkë me kolegët e tjerë, tharmin e asaj që është shpalosur sot në atë që quhet “Foltore”, por që është një lëvizje politike e domosdoshme.

Është një reagim, një energji, një pozitivitet, një zgjim i jashtëzakonshëm që mund të bëjnë të mundur që duke larguar Lulzim Bashën, të largojmë Edi Ramën, sepse vendi ynë është në një moment të vërtetë kritik dhe ka nevojë për një lidership të ri”, tha Topalli.

Ish-kryeparlamentarja deklaroi se nuk ka asnjë synim apo qëllim për të kandiduar përballë Berishës apo të mendonte postin e presidentes, pasi presidenti Ilir Meta të largohej nga posti. Për ish-kreun e Lëvizjes për Ndryshim ka rëndësi rithemelimi i Partisë Demokratike, rikthimi tek vlerat e qendrës së djathtë duke angazhuar njerëz me standarde të larta.

Ajo u shpreh se kreu demokrat Lulzim Basha është një nga njerëzit që e ka shitur opozitën për interesat e tij personale e familjare si dhe financiare.

“Për të larguar, e cila e ka çuar nga disfata në disfatë, për të larguar njeriun, i cili e ka shitur opozitën për interesat financiare të tij, personale dhe të familjes së tij”, deklaroi Topalli. Po ashtu Topalli komentoi edhe vetingun në politikë, një nga propozimet e kryedemokratit Basha. Ajo u shpreh se propozimi për ndryshimin e Kushtetutës për vetingun e politikanëve është thjesht blof i Bashës për të larguar vëmendjen nga lëvizja për reformimin e plotë të PD.

AK Report 28/10/2021 28/10/2021
Shpërndani këtë artikull
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp Copy Link Print
Komento

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të fundit

Lajme

Përgjimet e “Sky”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e operacionit të SPAK: Nuk bëhet fjalë vetëm për një grup kriminal, masat e arrestit ishin lëshuar më 17 nëntor, por…

Zbërthimi i aplikacionit SKY ECC çoi në goditjen e një grupi kriminal që rezulton të jetë i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine…

Lajme

Përgjimet e “Sky”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e operacionit të SPAK: Nuk bëhet fjalë vetëm për një grup kriminal, masat e arrestit ishin lëshuar më 17 nëntor, por…

Zbërthimi i aplikacionit SKY ECC çoi në goditjen e një grupi kriminal që rezulton të jetë i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine…

Horoskopi

Horoskopi Mujor, Nëntor 2023

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Muaji nëntor do jetë shumë interesant dhe plot ngjyra. Dhjetë ditë e para e gëzojnë lirinë…

Horoskopi

Horoskopi Ditor, E Shtunë 4 Nëntor 2023

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të shtunën do të jetë një fundjavë e suksesshme. Nëse disa prej jush dalin nga një…

Horoskopi

Horoskopi Ditor, E Premte 3 Nëntor 2023

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të premten kohët e fundit jeni ndjerë shumë i shqetësuar dhe mbi të gjitha, gjithçka që…

Lexo edhe...

Horoskopi Mujor, Nëntor 2023

05/11/2023
Horoskopi per diten e Shtune
Horoskopi

Horoskopi Ditor, E Shtunë 4 Nëntor 2023

04/11/2023
Horoskopi per diten e Premte
Horoskopi

Horoskopi Ditor, E Premte 3 Nëntor 2023

03/11/2023
Horoskopi per diten Marte
Horoskopi

Horoskopi Ditor, E Martë 31 Tetor 2023

31/10/2023

AK Report Media paraqet lajmet në një mënyrë të pavarur dhe të objektivizuar, duke i dhënë lexuesve një perspektivë të gjerë të ngjarjeve të fundit. Ne synojmë të mbajmë publikun të informuar për zhvillimet më të rëndësishme në vend, rajon dhe botë.

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kategoritë

  • Lajme
  • Opinione
  • Jetesë & Stil
  • Sport
  • Udhëtime

Informacione

  • Kushtet e Shërbimit
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Politika e Verifikimit të Fakteve
  • Politikat e Privatësisë
  • Artikujt që keni lexuar

Sherbime

  • Denonco
  • Publiko njoftim
  • Promo biznesin
  • Vizito:
  • Lajme
  • Promovime
  • Njoftime
  • Udhetime
Made by AK REPORT DIGITAL AGENCY.
adbanner
Duket se AdBlock juaj është aktiv.
Faqja jonë është një platformë e financuar nga reklamat. Për të munduar të ofrojmë përmbajtjen tonë të vlefshme dhe të cilësisë së lartë falas, ju këshillojmë të lejoni shfaqjen e reklamave. Ky veprim ndihmon në mbështetjen tonë dhe siguron që të vazhdojmë të furnizojmë për ju informacionin dhe resurset që ju nevojiten. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
Okay, I'll Whitelist