• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing
  • Privacy Policy
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
Saturday, February 27, 2021
No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Tirana, si qytet i ndërtuar nga mafia në mes të shkretëtirës!

Tirana, si qytet i ndërtuar nga mafia në mes të shkretëtirës!

by akreport
30/01/2021
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Kim Mehmeti

Tirana është një xhungël betoni e asfalti. Ajo është shfytyruar dhe portretizon ata që nuk çmojnë as të shkuar, as të ardhme të popullit e vendit të vet, por që kryeqendrën e mëmëdheut tonë e kanë barazuar me një projekt të përkohshëm të një Organizate Joqeveritare e ku ti mund të besh çka të ta dojë qejfi, duke u pasuruar me fatura të rrejshme që t’i paguajnë donatorë të jashtëm e që ndodh të jenë edhe qarqe mafioze.

Pastaj Tirana tregon se shqiptaria përballet me dy mundësi: o mëmëdheun e tyre ta shndërrojnë në atë që e duan dhe ëndërrojnë, pra në një kopsht të bukur ose në atë të lënë në duart e “Rilindjes” e cila Shqipërinë e çon rrugës që të bëhet gropë septike ku do derdhen ujërat e zeza të mafias ballkanike dhe evropiane.

Kur e sheh njeriu Tiranën përballet me diçka të frikshme: me një qytet si ata të ndërtuar nga shpëlarës parash e nga mafia apo më butë thënë, si qytete arabe të ndërtuar në mes shkretëtirës e që shpërfaqin ambiciet e ndërtuesve të sapo dalë nga tendat e beduinëve, që nga pak i turpërohen të shkuarës së vet e që natyrshëm, kanë nevojë për ndërtesa sa më të larta, nga ata që nëpërmjet makinave të shtrenjta dhe lartësisë së pallateve që ngrenë, tregojnë se janë si e gjithë bota.

Pra kur sheh njeriu Tiranën ka përshtypjen se bëhet fjalë për kryeqendrën e një populli që nuk ka të shkuar, por që sapo ka dalë nga tenda apo shpella e që tani vuan vetëm për beton e pallate që të çojnë lart e më lart drejt qiellit, por që të largojnë nga toka së cilës i takon dhe e cila të ka ushqyer e të ka bërë ky që je.

Tiranës i është rrënuar thuajse e gjithë e shkuara nga rrënuesit e “Rilindjes”, që nuk e kanë kuptuar se ngrehinat e moçme nuk janë vetëm mure, por nënshkrim mbi tokë i ndërtuesve të tyre, gjurmë të lëna nga paraardhësit tanë e nëpërmjet të cilave mund të dëshmojmë se nuk jemi trung pa rrënjë.

ShareTweetShare

Next Post
“Pse duhej të binte tërmet, që të ndërtoheshin shkolla të tilla?”- Ja si i përgjigjet Rama pyetjes me ‘spec’

“Pse duhej të binte tërmet, që të ndërtoheshin shkolla të tilla?”- Ja si i përgjigjet Rama pyetjes me ‘spec’

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
U nis për trajtim në Turqi? Ardit Gjebrea publikon fotot dhe zbulon gjendjen shëndetësore

U nis për trajtim në Turqi? Ardit Gjebrea publikon fotot dhe zbulon gjendjen shëndetësore

24/02/2021
Ngjarje e shëmtuar në spitalin e Fierit/ Burri godet një grua me shkelma e grushte (Video)

Ngjarje e shëmtuar në spitalin e Fierit/ Burri godet një grua me shkelma e grushte (Video)

27/02/2021
Ngjarje e rëndë/ I riu i jep fund jetës duke u varur në pemë. Policia: Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë…

Ngjarje e rëndë/ I riu i jep fund jetës duke u varur në pemë. Policia: Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë…

20/02/2021
Gentian Zenelaj rrëfen luftën me Covid-19: Mendova se i braktisa fëmijët në momentin më delikat

Gentian Zenelaj rrëfen luftën me Covid-19: Mendova se i braktisa fëmijët në momentin më delikat

21/02/2021
Tronditëse! Koronavirusi u merr jetën dy vëllezërve nga Mati brenda 24 orëve

Tronditëse! Koronavirusi u merr jetën dy vëllezërve nga Mati brenda 24 orëve

26/02/2021
A duhet ta marrin vaksinën personat që e kanë kaluar COVID? Mjeku: Po, por e mira është…

A duhet ta marrin vaksinën personat që e kanë kaluar COVID? Mjeku: Po, por e mira është…

27/02/2021
Ndryshimet që i ndodhin trupit pas infektimit me COVID/ Mjeku sqaron: Ja kur duhet të bëni analiza

Ndryshimet që i ndodhin trupit pas infektimit me COVID/ Mjeku sqaron: Ja kur duhet të bëni analiza

27/02/2021
Ç’do të ndodhë në Për’Puthen Prime? Dalin detaje: Eri dhe djali i ri përjashtohen, Sara largohet nga programi…

Ç’do të ndodhë në Për’Puthen Prime? Dalin detaje: Eri dhe djali i ri përjashtohen, Sara largohet nga programi…

27/02/2021
Aurela Gaçe rrëfen përballjen me ankthin: Ishte viti 2000, kisha 15 milionë lekë borxh dhe…

Aurela Gaçe rrëfen përballjen me ankthin: Ishte viti 2000, kisha 15 milionë lekë borxh dhe…

27/02/2021
Ngjarje e shëmtuar në spitalin e Fierit/ Burri godet një grua me shkelma e grushte (Video)

Ngjarje e shëmtuar në spitalin e Fierit/ Burri godet një grua me shkelma e grushte (Video)

27/02/2021

Rreth nesh


Mirësevini në AK Report- një qendër për bisedë rreth lajmeve dhe ideve. AK Report është krenar për aftësinë tonë për t'ju sjellë lajme të reja cdo-minutë nga Shqipëria dhe trojet Shqipëfolëse!

Marketing

Renditemi ndër faqet më të vizituara në vend
Reklama juaj shfaqet 24 orë në 7 ditë të javës
Efektivitet i lartë i reklamës suaj
Matje në kohë reale të ecurisë së fushatës tuaj
Mundësi për të targetuar audiencën që ju dëshironi

Te fundit

A duhet ta marrin vaksinën personat që e kanë kaluar COVID? Mjeku: Po, por e mira është…

Ndryshimet që i ndodhin trupit pas infektimit me COVID/ Mjeku sqaron: Ja kur duhet të bëni analiza

Ç’do të ndodhë në Për’Puthen Prime? Dalin detaje: Eri dhe djali i ri përjashtohen, Sara largohet nga programi…

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing
  • Privacy Policy

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!

No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!