By using this site, you agree to the Privacy Policy and Fact Checking Policy.
Accept
AK ReportAK Report
  • Aktualitet
  • Politikë
    Politikë
    Në politikë nuk ka miqësi të përjetshme, por interesa të përjetshme./Sharl De Gol
    Shfaq më shumë
    Më të Klikuarat
    Rama nga Shkodra: Një nga qytetet më të prapambetura, prej 30 vitesh…
    2 years më parë
    Si janë marrëdhëniet me Yuri Kim?! Ja si përgjigjet presidenti Meta pas replikave me ambasadoren
    2 years më parë
    ‘Në fillim e desha, pastaj e vrava…’/ Rama i kthen përshëndetjen Fatos Nanos: Faleminderit babai im politik!
    2 years më parë
    Të Fundit
    “Nuk vjedhin dy herë njësoj…” Bamir Topi bën deklaratën e FORTË: Disa i ka nënshtruar me shantazh, disa i ka blerë…
    23 hours më parë
    Evi Kokalari zbulon që Rama ka pesë vite që hetohet/ “Ia kam çuar edhe Berishës dhe më ka…”
    1 week më parë
    VIDEO/ Zbardhet pas 32 vitesh biseda “sekrete” mes Berishës, Ramës dhe Hajdarit
    1 month më parë
    159 milionë Euro shpërndahen nga qeveria në prag të zgjedhjeve/ Çfarë po ndodh?
    1 month më parë
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbiz
  • Sport
  • Kontakt
Kërko
Duke lexuar “Tirana është bër qytet i pajetueshëm”/ Andi Bushati tregon se duhet ikur sa më shpejtë
Njoftime Shfaq më shumë
Lista e leximit
I shpërthen cigarja elektronike në gojë, 39-vjeçari humb 7 dhëmbë
6 months më parë
Të Fundit
Ja cilat janë 3 shenjat e horoskopit që mërziten shumë lehtë
52 mins më parë
Horoskopi nga Paolo Fox/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë
1 hour më parë
‘Shpërthen në ofendime’ Sonila Meço: Dea Mishel është pasojë e… ka zgjedhur të qëndrojë injorante, nuk na e ka fajin…
1 hour më parë
Dëborë e ngrica për të gjithë javën! “Çmendet moti”
2 hours më parë
E FUNDIT/ Pas ikjes së Efit Luizi shpërthen në lot teksa bisedon me Valbonën
3 hours më parë
Aa
AK ReportAK Report
Aa
  • Aktualitetnew
  • Politikë
  • Moti
  • Horoskopi
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbiz
  • Sport
  • Kontakt
Kërko
  • Kategorite
    • Aktualitet
    • Sociale
    • Politikë
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Showbiz
    • Sport
  • Paneli i lexuesit
    • Lista e leximit
    • Personalizo interesat
  • Politikat e Webit
    • Privacy Policy
    • Fact Checking Policy
    • Ambasadat
    • Kontakt
Follow US
© 2022 AK Report. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Opinion

“Tirana është bër qytet i pajetueshëm”/ Andi Bushati tregon se duhet ikur sa më shpejtë

AK Report
AK Report 6 months më parë
Përditësuar 2022/09/12 at 9:20 AM
Shpërndaje
Shpërndaje

Andi Bushati shkruan se duhet ikur nga Tirana, pasi është bër qytet i pajetueshëm.

Shkrimi i Bushatit

Ka dhe ditë kur propaganda i dorëzohet realitetit dhe padyshim që kjo e stotmja është njëra prej tyre. Lapsi.al ka rimarë dhe përkthyer dy lajme të botuar si në botën virtuale, po ashtu dhe në mediat ndërkombëtare, që flasin për anën e errët të kryeqytetit tonë.

I pari është një shkrim, këtë radhë jo nga ata të sponsorizuarit të prestigjozes “Th Guardian”, e cila bën një radiografi të pamëshirshme të kullave që po ngrihen në Tiranë. Interesant në thelbin e tij nuk është shkatërrimi i traditës, prishja e shtëpive të vjetra, ndërtimi me paratë e krimit, fluturimi i papërballueshëm i çmimeve të apartamenteve, tema të cilat janë shtjelluar gjatë edhe në Shqipëri, nga ata që kryeministri ynë i ka skualifikuar me një të rënë të lapsit si “kullofobë”.

E veçanta e artikullit të “The Guardian” është ironia me faktin se koka gjigande e Skënderbeut, që po lartësohet në krah të hotel Tiranës, nuk është çudi të ngjajë gjithnjë e më shumë me portretin e autokratit tonë, duke lënë të kuptohet se ai vendos gjithçka për këto grataçiela. E dyta qëndron në faktin se shkrimi nxjerr zbuluar hipokrizinë dhe fallcitetin e atyre që këtu pompohen si mjeshtra të mëdhenj të arkitekturës botërore, por që në Tiranë i lejojnë vetes vepra nacionalisto- korruptive mbi projektet e të cilave nuk do të kishin guxuar kurrë të nënshkruanin në vendet e tyre.

E pra, sipas The Guardian, Tirana nuk është qyteti modern të cilit po i rilind fytyra, por kryeqyteti i një vendi ku një njeri i vetëm po e përçudnon sipas orekseve dhe tekave të tij. Ajo nuk është gjithashtu as qyteti tashmë më i pastër falë inceneratorëve, më i lehti për të bashkëjetuar të gjitha shtresat sociale, më i sigurti, apo më joshësi nga pikpamja e cilisëisë së jetesës. Të gjithë ata që shohin përditë Erion Veliajn në ekranet e mëdha që janë shndërruar në bori të promovimit të tij, ose duke mbjellë një pemë, ose duke inaguruar një park, ose duke prerë shiritin e një rruge të re, duhet të dinë se ai është kreu i qytetit më të ndotur në Evropë. Sipas Numbeo, një organizëm me baza jo saktësisht shkencore, por që mbledh të dhëna nga e gjithë bota, kryeqyteti ynë ka cilësinë më të keqe të jetës në kontinent dhe klasifikimi i tij renditet poshtë e më poshtë, çdo vit që kalon.

Edhe nga kosto e jetesës edhe nga siguria edhe nga shtrenjtësia edhe nga çmimet e shtëpive, Tirana klasifikohet nga fundi dhe e vetmja gjë që bën diferencën është ajo që nuk varet tërësisht nga njeriu, klima e saj që i ngre disa pikë. Pra për pastërtinë, trafikun, krimin, kujdesin shëndetësor dhe shtrenjtësinë, ndryshe nga ç’buçasin daullet e propagandës që na shurdhojnë përditë, Tirana renditet mes vendeve të pajetueshme. Një qytet ku të mbyt zhurma dhe tymi i betonierave dhe ku nuk jeton dot denjësisht me të ardhurat që fiton nga puna.

Po të shohësh këto të dhëna, që janë tejet larg nga imazhi që na përciellin pronarët e TV që janë pothuajse të gjithë ndërtues, Tirana është një qytet që duhet braktisur, nga i cili duhet ikur një orë e më parë për të shpëtuar cilësinë minimale të jetës. Por, kjo nuk është kaq e thjeshtë. Sepse vite e vite të tëra ethesh për fitim dhe politikash të mbrapshta që nuk i kalojnë dot interesat e xhepit të vendimarrësve, kanë ndjekur një rrugë që ka sjellë shpopullimin e gjithë krahinave të tjera dhe mbledhjes së parasë, kapitaleve apo vendeve të punës në kryeqytet.

Kështu është krijuar një rreth vicioz, që për të jetuar më mirë duhet ti ikësh, por ama kjo arratisje bëhet e pamundur për arsye financiare. Tani për tani këtë luks, kanë të drejtën dhe mundësinë ta ëndërrojë vetëm një grusht i vogël të kamurish. Por as ata nuk largohen, sepse janë të njëjtit që po lartësojnë ato monumentet nacionalisto korruptivë që herë marrin formën e atdheut e herë atë të Skënderbeut.

AK Report 16/08/2022
Shpërndani këtë artikull
Facebook TwitterEmail

Të fundit

Ja cilat janë 3 shenjat e horoskopit që mërziten shumë lehtë
52 mins më parë
Horoskopi nga Paolo Fox/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë
1 hour më parë
‘Shpërthen në ofendime’ Sonila Meço: Dea Mishel është pasojë e… ka zgjedhur të qëndrojë injorante, nuk na e ka fajin…
1 hour më parë
Dëborë e ngrica për të gjithë javën! “Çmendet moti”
2 hours më parë

Opinione

“Tirana është bër qytet i pajetueshëm”/ Andi Bushati tregon se duhet ikur sa më shpejtë
6 months më parë
Genc Sejko: Hila dhe Kazhani që paguhen për të ngrënë…
6 months më parë
Vra’sja e 7-vjeçares/ Gazetari i ‘pavarur’ Dritan Hila: “Ndodhin kudo në botë, ndodhin se e tillë është jeta në ujë“
6 months më parë

Gjithashtu

Aktualitet

Prezantohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë

5 months më parë
Aktualitet

Mësuesja nga Fieri: Koleget e mia punojnë si sanitare në jug se nuk u del rroga

6 months më parë
Sociale

“O ju të krishterë! Mos mbështesni ndalimin e shamisë sot në shkolla, se nesër do t’ju heqin kryqin..”

6 months më parë
Histori

Histori suksesi/ Ylber Veliu, rrugëtimi fisnik i djalit nga Kumanova

6 months më parë
//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

AK Report

  • Ambasadat
  • Faqeshënuesit e mi
  • Privacy Policy
  • Fact Checking Policy

Të fundit

  • Ja cilat janë 3 shenjat e horoskopit që mërziten shumë lehtë
  • Horoskopi nga Paolo Fox/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë
Follow US

© AK Report. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Removed from reading list

Undo
AdBlock Detected
Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
Okay, I'll Whitelist
AK REPORT LOGO
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?