Një 44-vjeçar u arrestua ditën e djeshme në Lushnjë për shkak se tentoi të përdhunonte me forcë një 20-vjeçare në banesën e saj.
Ai u identifikua si shtetasi Besim Hysllari dhe ka tentuar të hapë derën e shtëpisë për t’iu futur brenda të resë.
Ai u pikas nga familjarët e vajzës dhe u kundërshtua me forcë. Më pas policia mbërriti në vendgjarje dhe bëri të mundur arrestimin e tij.
44-vjeçari njihet si njeri me probleme të shëndetit mendor në fshat dhe në momentin kur ka tentuar të përdhunojë të renë ka qenë i dehur.
Në lidhje me këtë ka folur edhe xhaxhai i tij Nevruz Hysllari, i cili e pranoi se nipi i tij vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Ai u shpreh:
Ai merr ilaçe, ata janë të gjithë njësoj. Po piu një gotë raki, atë punë ka. Duhet të mos pijë. E kemi mbajtur nën vëzhgim jo vetëm ne, por edhe i gjithë komuniteti. Besimi është në burg që ditën kur bëri atë veprim.
Discussion about this post