Vrasja e dy motrave Zhaneta dhe Kristina më 31 dhjetor të vitit që sapo lamë pas ka sjellë çdo ditë detaje tronditëse nga marrëdhënia që ato kishin me vrasësin e tyre, Përparim Ademi.
Së fundmi është mësuar se dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani kanë qenë të arrestuar në Greqi për prostitucion dhe kalim të paligjshëm në kufirin grek.
Ndërkohë që vetë Përparim Ademi rezulton i dënuar nga drejtësia greke si tutor i tyre.
Sakaq mësohet se ato së bashku me Ademin kishin marrë me qira një banesë në Kavala.
Discussion about this post