• Lajme
  • Opinione
  • Jetesë & Stil
  • Sport
  • Udhëtime
Duke lexuar “Taksa Samir Mane”! Si e la Shqipërinë të fundit në Europë për blerjet online
Shpërndaje
Njoftime
AK Report
  • Reklamo
  • Preferencat
  • Artikujt e ruajtur
  • Historiku i leximit
Personalizo
AK ReportAK Report
Font ResizerAa
Kërko

Lajmet e fundit

Eksploroni lajmet më të fundit të përditësuara!

Përgjimet e “Sky”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e operacionit të SPAK: Nuk bëhet fjalë vetëm për një grup kriminal, masat e arrestit ishin lëshuar më 17 nëntor, por…

Përgjimet e “Sky”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e operacionit të SPAK: Nuk bëhet fjalë vetëm për një grup kriminal, masat e arrestit ishin lëshuar më 17 nëntor, por…

Horoskopi Mujor, Nëntor 2023

Na ndiqni

Në rrjetet tona sociale
248.1k Followers Like
61.1k Followers Follow
165k Subscribers Subscribe
Keni krijuar llogari? Sign In
Follow US
Krijuar nga AK Digital Agency
AK Report > Jetesë & Stil > “Taksa Samir Mane”! Si e la Shqipërinë të fundit në Europë për blerjet online

“Taksa Samir Mane”! Si e la Shqipërinë të fundit në Europë për blerjet online

AK Report
Last updated: 2021/11/01 at 12:28 PM
Komento
Shpërndaje

Vendimi i 2016-s i Qeverisë që futi në skemën e pagesës së TVSh-së të gjitha blerjet online me vlerë mbi 22 euro dhe procedurat komplekse të zhdoganimit të tyre kanë lënë Shqipërinë në nivelet më të ulta në Europë përsa i takon sasisë së blerjeve përmes asaj që quhet e-commerce, apo shqip e-tregtia.

Vendimi u akuzua e dyshua se u mor me lobimin e biznesmenit Samir Mane, për të favorizuar bizneset e tij në dy qendrat tregtare, TEG dhe QTU. Pikërisht ky vendim fajësohet edhe nga një raporti i Bankës Botërore për tregtinë online për stanjacionin e këtij sektori në vendin tonë, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit dhe të Bashkimit Europian.

Raporti i Bankës Botërore krahason sasinë e blerjeve online nga periudha 2009 deri në 2015 me periudhën 2016, pas hyrjes në fuqi të vendimit që uli në 22 euro aplikimin e TVSh-së deri në 2018-n. Krahasimi bëhet mes Shqipërisë dhe katër vendeve të tjera të rajonit, Bosnja, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.

Sipas raportit të Bankës Botërore, në të katër këto vende sasia e njësive të blera online është rritur, ndërsa në Shqipëri ajo është ulur me 25 për qind. Banka Botërore vëren se fajtore për këtë është pikërisht taksa “Samir Mane”.

Si rezultat i kësaj mase, Banka Botërore thotë në raport se, blerjet nga qytetarët shqiptarë përmes faqeve ndërkombëtare të internetit u shtrenjtuan pas 2016-s. Pas vitesh që shqiptarët blinin online pa paguar TVSh për blerjet nën 160 euro ndryshimi i kësaj takse çoi në një rritje të fortë të kostove, që reflektoi një rënie të fortë të blerjeve online.

“Nëse në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor blerjet online u rritën, Shqipëria pa një rënie me 25 për qind të dërgesave hyrëse nga 2016 deri në 2019. Kjo reflekton pakënaqësinë e vazhdueshme të qytetarëve me ndryshimin e taksës. Klientët shqiptarë theksojnë TVSh-në e lartë dhe tarifat e tjera të importit si shqetësime për blerjet online”, thotë raporti i Bankës Botërore.

Për të gjallëruar këtë sektor, që vlerësohet më i zbehti në Europë, Banka Botërore propozon ndër të tjera rikthimin në 150 euro të kufirit të blerjeve online që përjashtohen nga TVSh.

“Rritja e pragut të patatueshëm me TVSh në nivelet e BE-së prej 150 eurosh, duke përputhur kodin e rregullat doganore me BE do të rriste ndjeshëm hyrjen e më shumë mallrave me në Shqipëri, duke ulur kostot administrative dhe vonesat në kufi”, thotë raporti i Bankës Botërore.

Por, “Taksa Samir Mane” duket se nuk penalizon vetëm shtetasit shqiptarë. Ajo është bërë kosto ekstra edhe për blerësit online nga Kosova, që janë të detyruar të paguajnë TVSh-në për çdo blerje me kosto mbi 22 euro që porosinin nga vendet që nuk e njohin pavarësinë.

Mes tyre janë vende si Kina, nga ku kryhen porositë më të shumta. Në këto raste, kompanitë kineze i dorëzojnë produktet e blera nga shtetas të Kosovës në Shqipëri, ku sipas një marrëveshjeje me Postën Shqiptare, kjo e fundit i çon më pas në Kosovë.

Vendimi i Qeverisë që uli pragun e TVSh-së për blerjen online u mor në fund të korrikut të 2016-s, në prag të pushimeve verore të muajit gusht, një periudhë kohore e preferuar shpesh për të kaluar vendimet që dyshohen favorizuese.

Në gusht të vitit 2016 ai hyri në fuqi, duke dhënë efektet e para një vit më vonë. Në 2017-n, të dhënat e INSTA-t raportuan një rritje me vetëm 1 për qind të blerjeve online në krahasim me 2016-n, ose rreth 455 tonë, ndërsa piku i këtyre blerjeve ishte 2015-ta.

Kundër këtyre ndryshimeve pati reagime nga qytetarët, e deri në akuza të drejtpërdrejta se ulja e pragut të TVSH-së kishte të vetmin synim që të favorizonte bizneset e Samir Manes. Konsumatorë, ekspertë e analistë të tregjeve sollën shembuj nga vendet fqinje, ku niveli është shumë herë më i lartë dhe procedurat e zhdoganimit më të thjeshtuara.

Tregu nisi t’i përshtatej këtij deformimi të imponuar nga biznesmeni Samir Mane. Dyqane online nisën të vepronin brenda vendit, duke rivalizuar në çmime dhe cilësi biznesin e biznesmenit Mane. Njëri prej tyre ishte edhe “Dyqan Taxi”, që ofronte produkte të teknologjisë me çmime shumë herë më të favorshme se bizneset e Samir Manes.

Përmes një manovre në kufijtë e sjelljes monopolistike në treg, të ngjashme me atë që Facebook u gjobit së fundmi me 15 milionë dollarë nga SHBA, Samir Mane e bleu këtë kompani, i ndryshoi emrin dhe pothuajse e ka zhdukur sot nga tregu për shkak të rritjes së çmimeve.

Favorizimet nuk përfunduan me kaq. Në maj të 2019-s, një udhëzim i Doganave çonte sërish ujë në mullirin e Samir Manes. Udhëzimi përcaktonte kosto shtesë për blerjet online, ku TVSH-së 20 për qind dhe tarifës doganore në varësi të vendit të origjinës i shtohej edhe taksë mbi vlerën e postës. /Gazeta Shqip

AK Report 01/11/2021 01/11/2021
Shpërndani këtë artikull
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp Copy Link Print
Komento

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të fundit

Lajme

Përgjimet e “Sky”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e operacionit të SPAK: Nuk bëhet fjalë vetëm për një grup kriminal, masat e arrestit ishin lëshuar më 17 nëntor, por…

Zbërthimi i aplikacionit SKY ECC çoi në goditjen e një grupi kriminal që rezulton të jetë i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine…

Lajme

Përgjimet e “Sky”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e operacionit të SPAK: Nuk bëhet fjalë vetëm për një grup kriminal, masat e arrestit ishin lëshuar më 17 nëntor, por…

Zbërthimi i aplikacionit SKY ECC çoi në goditjen e një grupi kriminal që rezulton të jetë i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine…

Horoskopi

Horoskopi Mujor, Nëntor 2023

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Muaji nëntor do jetë shumë interesant dhe plot ngjyra. Dhjetë ditë e para e gëzojnë lirinë…

Horoskopi

Horoskopi Ditor, E Shtunë 4 Nëntor 2023

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të shtunën do të jetë një fundjavë e suksesshme. Nëse disa prej jush dalin nga një…

Horoskopi

Horoskopi Ditor, E Premte 3 Nëntor 2023

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të premten kohët e fundit jeni ndjerë shumë i shqetësuar dhe mbi të gjitha, gjithçka që…

Lexo edhe...

Horoskopi Mujor, Nëntor 2023

05/11/2023
Horoskopi per diten e Shtune
Horoskopi

Horoskopi Ditor, E Shtunë 4 Nëntor 2023

04/11/2023
Horoskopi per diten e Premte
Horoskopi

Horoskopi Ditor, E Premte 3 Nëntor 2023

03/11/2023
Horoskopi per diten Marte
Horoskopi

Horoskopi Ditor, E Martë 31 Tetor 2023

31/10/2023

AK Report Media paraqet lajmet në një mënyrë të pavarur dhe të objektivizuar, duke i dhënë lexuesve një perspektivë të gjerë të ngjarjeve të fundit. Ne synojmë të mbajmë publikun të informuar për zhvillimet më të rëndësishme në vend, rajon dhe botë.

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kategoritë

  • Lajme
  • Opinione
  • Jetesë & Stil
  • Sport
  • Udhëtime

Informacione

  • Kushtet e Shërbimit
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Politika e Verifikimit të Fakteve
  • Politikat e Privatësisë
  • Artikujt që keni lexuar

Sherbime

  • Denonco
  • Publiko njoftim
  • Promo biznesin
  • Vizito:
  • Lajme
  • Promovime
  • Njoftime
  • Udhetime
Made by AK REPORT DIGITAL AGENCY.
adbanner
Duket se AdBlock juaj është aktiv.
Faqja jonë është një platformë e financuar nga reklamat. Për të munduar të ofrojmë përmbajtjen tonë të vlefshme dhe të cilësisë së lartë falas, ju këshillojmë të lejoni shfaqjen e reklamave. Ky veprim ndihmon në mbështetjen tonë dhe siguron që të vazhdojmë të furnizojmë për ju informacionin dhe resurset që ju nevojiten. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
Okay, I'll Whitelist