Ai që ka tërhequr vëmendjen në protestën e qytetarëve përpara ministrisë së Brendshme pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i FNSH, ka qenë reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.
“Nuk ikim nga ky shesh pa marrë drejtësi për Klodianin, unë nuk p****dh për këtë polici të fëlliqur,” ka thënë me terma të ashpër Stresi.
Ai madje kaloi zinxhirin e venodsur nga policia për të ndezur një qiri në oborrin e ministrisë së Brendshme.Ngjarja e rëndë ndodhi orët e para të mëngjesit të djeshëm (02:00) kur Klodiani nuk iu bind urdhrave të policisë për të ndaluar.
“Duam drejtësi, unë jam Klodiani”, ishin disa nga thirrjet e qytetarëve, ku nuk munguan as fyerjet ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.
Discussion about this post