Gazetarja Klodiana Lala bën të ditur se krahas akuzave për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia si dhe miqve të tyre Anxhelo Avdia e Dorian Shkoz , SPAK po e heton Nuredin Dumanin edhe për 5 vrasje të tjera.






Gazetarja Klodiana Lala raporton ai dyshohet se në bashkëpunim me ish-mikun e tij Talo Çela ka ekzekutuar Endrit Alibej, xhaxhain e tij Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk.






Ndërkohë dyshohen për vrasjen e Andi Zylyfit dhe Kevi Bahos. Këto ngjarje po hetoheshin nga prokuroria e Elbasanit, por kjo e fundit një javë më parë shpalli moskompetencën pasi gjeti elemente se Çela e Dumani kanë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe ja kaloi dosjen SPAK.






Nuredin Dumani ra pre e një atentati në afërsi të Peqinit teksa ishte nisur të ekzekutonte një biznesmen.