Deputeti socialist, Alqi Bllako është i përfshirë direkt në aferën e inceneratorëve, në periudhën kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe drejtor i Agjencisë së Mbetjeve.
Por skandali nuk ndalet me kaq.
Babai i tij ka përfituar nga inceneratorët në formën e pagave mujore mbi 120 mijë euro për 16 muaj.
E pakrahasueshme me nivelin e pagave në Shqipëri, para të cilat dilnin nga buxheti i shtetit.
Skandalin e denoncoi Brisida Shehaj në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv.
“Nga janari 2019 e deri në dhejtor të këtij viti, gjatë kohës që Alqi Bllako ishte drejtor i AKUM, dhe në janar të 2020, ka marrë 120 mijë euro rrogë.
Pra, për 16 muaj, i ati i Alqi Bllakos te inceneratorët. Ia kemi çuar edhe këtë SPAK-ut. SPAK-u të bëjë copy paste këto referimet e LSI-së”, tha Shehaj.