Kohët e fundit bashkëshortja e Lulzim Bashës ka qenë tejet aktive në rrjetet sociale. Videoja që ka bërë më shumë bujë ka qenë momenti kur kryedemokrati gatuan në shtëpië. Por një nga komentuesit në rrjetin instagram e ka provokuar bashkëshorten e Bashës, duke i bërë një pyetjet të veçantë.
“Si ndihesh të jesh gruaja e një politikani që s’ka fituar kurrë asnjë betejë politike?, shkruan një nga komentuesit.
Ndërsa Aurela Basha e ka hedhur poshtë këtë tezë duke i përmendur fitoren e burrit të saj në betejat politike.
“Duket që nuk e njeh. Sorry për ty. Unë ndihem super, sepse ai ka fituar si askush tjetër beteja të paimagjinueshme për PD. Në 2005 mundi Ben Ahmetaj në një zone që s’kishte votuar kurrë PD, në 2009 fitoi Elbasanin, në 2011 mori 50.000 vota më shume për PD në Tiranë dhe mundi Ramën, në 2016 fitoi betejën për dekriminalizmin etj etj etj. Ka bërë edhe opozitën më të fortë, duke i patur të gjithe kundër!!! Po deshe më më thuaj”, ishte komenti i bashkëshortes së Bashës.
Por komentuesi nuk është ndalur me kaq dhe i ka kthyer ” i kemi parë shumë mirë fitoret e Bashës ajo e bashkisë ne 2011 ishte shembullore pa asnjë vjedhje vote”.
Replikat e Bashës dhe komentuesit
Aurela BAsha: Po shiko dhe pak më mirë meqë paske interes. Se diferenca ishte 50.000 vota kur nisi fushata për Tiranën, nuk ishte as 5 as 10 as 100. Vetëm një humbes i keq flet ashtu. Po nejse, unë nje keshilla kam: hape mendjen dhe çdo gjë do rregullohet.
Komentuesit: Po po she pas mbatjes te te gjitha premtive ne 4 vjet si kryetar bashkie diferenca shkoi me 500.000 vota.
Aurela Basha: Do ta shohim më 25 prill.
Discussion about this post