Pak ditë më parë, i vetmi epidemiolog kryeministër në botë, Edi Rama deklaroi se duke nisur nga dita e enjte, maskat do të jenë të detyrueshme për çdo person, edhe në ambiente publike. Nëse ky urdhër i liderit suprem nuk do të zbatohet atëherë do të gjobitesh me 30 mijë lekë të vjetra. Gjoba do të bashkangjitet me faturën e dritave. Kështu, dita-ditës po rritet ndjeshëm presioni për ta rikthyer vendin drejt një karantine të dytë, çka do të rezultonte fatale për xhepat e shqiptarëve.
Pas këtij vendimi të quajtur absurd nga shumë ekspertë të mjekësisë, por edhe nga shumica e qytetarëve është bërë thirrje për një protestë masive. Ora 18:00 do të jetë koha që shqiptarët të tregojnë se nuk janë “dele”, siç janë quajtur në shumë raste të vendimeve absurde. Boll më! Jo shumë larg vendit tonë, në Romë të Italisë shpërthyen protestat, pikërisht për faktin e masava kufizuese që qeveria kërkon të rikthejë.
Protesta do të mbahet përballë kryeministrisë dhe është thirrur nga Shoqëria Civile si dhe Koalicioni Për Shqipërinë. Pjesëmarrja duhet të jetë masive, pasi vetëm kështu i themi stop tiranisë së një qeverie, pasi maskat të gjithë janë dakord t;i mbajnë, por sipas udhëzizmeve të ekspertëve, jo të epidemiologëve që rrjepin shqiptarët.
/JOQ Albania
Discussion about this post