Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli paralajmëron përmes një postimi në rrjetet sociale se nesër është dita e madhe për Partinë Demokratike,
Teksa akuzon kryedemokratin Lulzim Basha se ka shitur partinë për të pasurimin e tij dhe të familjes së tij, Topalli iu bën thirrje demokratëve që të votojnë nesër në referendumin për shkarkimin e tij nga kreu i PD-së.
“Sa shume e kane toleruar demokratet kete hajdut.
Neser eshte dita e cdo anetari te Pd te votoje ne referendum per te ratifikuar shkarkimin ceremonial te njeriut qe shiti partine tone, per pasurimin e tij e te familjes se tij!”, shkruan Topalli.