Kujtojmë sot një figurë të shquar për shqiptarët, dijetarin, ideologun, shkrimtarin, iluministin dhe aktivistin e “Rilindjes Kombëtare Shqiptare”, Sami Frashërin. Lindi në Frashër të Përmetit më 1 qershor 1850, dhe u zhvendos me familjen në Janinë, ku filloi studimet në gjimnazin grek “Zosimea”.






Ashtu si vëllezërit e tij ai ishte poliglot. Vendoset në Stamboll në vitin 1872, dhe ishte një ndër organizatorët e formimit të “Komitetit të Stambollit” (Komiteti Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare). Në vitin 1879, u themelua “Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip” ku dhe u zgjodh kryetar i saj. Midis shumë teksteve shkollore që u hartuan nga anëtarët e kësaj shoqërie që pati vazhdimësinë në Bukuresht, S. Frashëri hartoi “Abetaren e gjuhës shqip” e cila u botua në Bukuresht, në vitin 1886.






Veprimtaria e tij letrare nisi që me reformat gjuhësore në gjuhën turke. Ai ishte autori i dy fjalorëve turqisht-frengjisht, i gjuhës arabe, dhe ishte shkrues i enciklopedise së famshme turke “Kamus Al Alam”.






Drama e tij “Besa” përmbante vlera kombëtare, kulturore dhe vlera që përfaqësonin etninë shqiptare. Gjithashtu ai shkroi veprën e famshme politike “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e çdo të bëhet”, në vitin 1899. Sami Frashëri ndërron jetë në moshën 54 vjeçare, më 18 qershor 1904.
#SamiFrashëri
