Situata e pandemisë në vendin tonë është përkeqësuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, ndërkohë që masat parandaluese ndaj përhapjes së Covid-19 mbeten të njëjta.
Teksa ishte i ftuar në emisionin e mëngjesin në TCH, kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj bëri të ditur se sot do të njoftohen edhe masat e reja. Ai theksoi se nuk do të ketë lehtësim të tyre, pasi shifrat e të infektuarve dhe të shtruarve janë në rritje.
“Sot do të ketë një komunikatë për sa i përket masave.
Nuk mendoj se do ketë lehtësim të masave, sepse tregues janë në rritje dhe kur janë në rritje di fillimin, por ajo rritje vazhdon ato dy javë siç kemi mësuar dhe për dy javë numri i të sëmurëve dhe të shtruarve në spital normalisht të çon drejt ezaurimit të burimeve që ke në dispozicion. Jemi në vlerësim e sipër, sot do të ketë një komunikatë.
Tani kemi përsëri rritje. Ajo që është tipike në këtë moment është rritja e numrit të të infektuarve në moshat 15-24; 25-35 vjeç. Është numri më i rritur, është shtresa më aktive dhe e pakujdesshme. Ka rritje të numrit të infektuarve te të rinjtë. Kemi mosha të reja të shtruar në spital”, tha Brataj.
Discussion about this post