Rritet numri i vdekjeve pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Sipas të dhënave nga presidenca ukrainase janë më shumë se 40 ushtarë dhe 10 civilë që kanë mbetur viktima të agresionit rus.
Ky është bilanci më i fundit që bëhet me dije nga autoritet ukrainase.
Oleksiy Arestovych, një këshilltar në zyrën e Presidentit, tha se përveç viktimave ushtarake, “me sa di unë, për momentin ka disa vdekje civile – deri në dhjetë”.
Ukraina ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Rusinë pas nisjes së pushtimit mëngjesin e sotëm.
Shumë vende të Europës kanë dënuar sulmin rus duke e cilësuar atë brutal teksa kanë paralajmëruar edhe sanksione të tjera.
Perëndimi ka dënuar ashpër operacionin ushtarak rus mbi Ukrainë, duke e cilësuar si veprim të panevojshëm dhe se është një dëshmi se Putini prej kohësh kishte organizuar pushtimin dhe nuk kishte për synim zgjidhjen diplomatike.