Për herë të parë në një rrëfim ndryshe, Imami Ahmed Kalaj erdhi në një intervistë ekzkluzive në emisionin ‘Fitstation’ me moderatoren Çenkuela Hasa. Nga rruga dhe fillimet drejt fesë te familja dhe 9 fëmijët Kalaja i tha të gjitha në ‘Fitstation’.
” Rruga drejt fesë nisi kur isha në gjimnaz. Kisha një mikun tim që quhej Baçi dhe ai shkonte në Medrese. Unë lexoja dhe i bëja vetes pyetje pse jetojmë, pse ekziston kjo …Pyetje të tilla. Një ditë i kërkoj mikut tim librat dhe aty gjeta përgjigje për shumë pyetje që më kishin munduar”- u shpreh Imami Ahmed Kalaja.
Discussion about this post