Italia regjistroi një tjetër rekord negativ të infeksioneve me Covid 19, me 11,705 raste pozitive në 24 orët e fundit në 146,541 teste të kryera. Ndërkohë 69 pacientë kanë humbur jetën duke e çuar në 36,543 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë. Siç shihet shifrat kanë shënuar një rritje në raport me një ditë më parë, ku u regjistruan vetëm 47 viktima. Në kujdes intensiv janë 45 pacientë.
Ndërkaq numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 2.334. Rajoni me numrin më të lartë të infeksioneve vijon të jetë Lombardia (2,975), e ndjekur nga Campania (1,376) dhe Lazio (1,198). Rastet në rritje janë edhe në Milano.
Mjekët e ka cilësuar kritike situatën si në Lombardi ashtu dhe në Milano.
Discussion about this post